25 Vjetori i Dedikimit të Tokës Shqiptare për Predikimin e Ungjillit

    People
    People

    Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri festuan 25 vjetorin e dedikimit të tokës Shqiptare si edhe hapjes së vendit për predikimin e ungjillit. Mbi 350 persona nga Kunji Tiranë Shqipëri, Misionit të Adriatikut Jugor, si dhe miq të kishës u mblodhën sëbashku për të kremtuar këtë ditë të shënuar.

    Ky event solli në kujtim lutjen e dedikimit e bërë nga Presidenti Dallin H. Oaks Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë (gjatë asaj kohe anëtar i kuorumit të dymbëdhjetë apostujve).

    Speaker

    Pionerë të kishës në Shqipëri ndanë ndjenjat dhe pervojat e tyre që nga takimi i parë me misionarët, futja në ujrat e pagëzimit dhe si jeta e tyre ka ndryshuar gjatë këtyre 25 viteve rrugëtim nga ajo ditë kur një apostull i Krishtit ktheu çelësin dhe hapi derën e derdhjeve të bekimeve. Këto dëshmi të sjella nga ta, bënë që gjithësecili prej nesh të përjetojë këtë rrugëtim dhë të marrë frymëzim për të punuar edhe më shumë për rritjen dhe përhapjen e ungjillit.

    Choir

    Ky kremtim u shoqërua me këngë lartësuese të kënduara mjeshtërisht nga kori i kunjit Tiranë Shqipëri në bashkëpunim me misionarë nga Misioni i Adriatikut Jugor. Nuk mungonin as të ftuar të veçantë si Matt Wirthlin një prej 4 misionarëve të parë që kanë shpërndarë ungjillin dhe gjithashtu Andrew Ford, president misioni gjatë kohës së formimit të Kunjit të parë në Shqipëri, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Juliet Ford. Ata ndanë me ne përvojat, ndjenjat dhe dashurinë që kishin dhe kanë për këtë vend.

    Ajo çka e bëri edhe më të bukur këtë kremtim ishte video mesazhi përshëndetës nga Presidenti Dallin H. Oaks, drejtuar të gjithë anëtarëve të kishës në Shqipëri. Ai përcolli dashurinë e tij për tokën Shqiptare dhe rikonfirmojë që bekimet e Perëndisë qëndrojnë mbi ne si bij dhe bija të beslidhjes.