Të rinjtë prekin bekimet e Tempullit

Të rinjtë tanë të mrekullueshëm sëbashku me disa të rritur beqar, mësues seminari dhe udhëheqës të tjerë nga Kunji i Tiranës, Shqipëri, patën mundësinë të vizitonin Tempullin e Bern, Zvicër. Ky ishte udhëtimi i parë me të rinj i organizuar ndonjëhere nga Kunji i Tiranës, Shqipëri. Secili prej të rinjve ishte përgatitur kohë më parë për këtë udhëtim. Ata moren pjesë nëpër klasat e tyre të seminarit, duke kërkuar për paraardhës dhe duke u përpjekur për tu bërë shpirtërisht dhe materialisht të mbështetur te vetja.

Udhëtimi 36 orësh me autobuz nuk e shuajti entuziazmin e të rinjve për të nisur punën në tempull herët ditën tjetër. Të gjithë të rinjtë së bashku me drejtuesit e tyre hynë në tempull mëngjesin e ditës së Martë, 25 Prill 2017. Shumica e të rinjve kishin plotësuar historinë e tyrë familjare dhe kishin sjellë emra të paraardhësve të tyre në tempull, pagëzimet për të cilët u kryen vetë nga të rinjtë ditën e parë në tempull. Pas dreke të gjithë u mblodhën me Presidentin Mema për një seancë pyetje-përgjigje. Në përfundim të ditës, të gjithë u mblodhën sërish për të dëgjuar nga Presidenti i tempullit dhe gruaja e tij. Presidenti Psota tregoi dy pervoja që ai kishte pasur me familje nga Shqipëria si dhe foli për rëndësinë e ordinancave që bëhen në tempull. Në fund të mbledhjes rreth vatrës të rinjtë patën mundësi ti bënin presidentit Psota pytjet e tyre rreth tempullit. 



Dita e dytë, e Merkurë 26 Prill, i gjeti të rinjtë që herët në mëngjes në tempull për të kryer një seancë tjetër pagëzimesh për të vdekurit. Pas dreke, ata patën mundësi të merrnin pjesë në tre klasa, tempulli në lashtësi, tempulli në ditet e sotme dhe shenjtorë në male të Sionit. Keto klasa ishin mjaft informuese dhe shpirtërore për të rinjtë. Për darkën e ditës së dytë ishte planifikuar që të rinjtë të shikonin një film. Edhe ditën e tretë, të rinjtë të ndarë në dy grupe hyn në tempull përsëri për të bërë pagëzime për të vdekurit. Pas seksionit të pagëzimeve, morrën drekë me vete dhe u nisën për të eksploruar qendrën e qytetit të Bern. Qendra e qytetit ishte e karakterizuar nga ndertesa te vjetra interesante ku të rinjtë shpenzuan rreth katër orë duke vizituar. Pas gjithë argëtimit në qytet, darka vijoi me ndarjen e dëshmive. Dëshmitë ishin të shumta, prekëse, dhe plot eksperienca shpirtërore. Mbledhja e dëshmive vazhdoi për rreth 2 orë e gjysëm. Kjo mbledhje ishte dhe kurorëzimi i gjithë udhëtimit, aty u kuptua se qëllimi i udhëtimit ishte përmbushur. Të rinjtë kishin ardhur më pranë Shpëtimtarit të tyre. Ata kishin ndjerë dashurinë, faljen, dhe mbështjetjen që kishin nevojë brenda në tempull. Dhe mbi të gjitha kishin marrë dëshmi se tempulli është vërtet Shtëpia e Zotit.