Të rinjtë e Lagjes Vlorë Pastrojnë Plazhin

Të rinjtë e të rejat e Institutit të Lagjes Vlorë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të udhëhequr nga Motra Entela Gjikaj, dhe duke u ndikuar nga dëshira për të shërbyer në komunitet, të rinjtë menduan dhe vendosën të zhvillonin një aktivitet shërbimi.

Ky aktivitet u zhvillua në Plazhin e Vjetër, e cila është një nga zonat më të papastra të qytetit. Aty gjënden cdo ditë, qindra mbeturina të hedhura nga banorë të ndryshëm të qytetit. Ishte një ide e shkelqyer për të pastruar këtë plazh dhe për të angazhuar të rinjtë e të rejat por edhe të tjerë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve publike.

Ky shërbim filloi me ndarjen e një mendimi shpirtëror, duke cituar rëndësinë e pastërsisë në shtëpitë tona, duke theksuar që toka është shtëpia jonë. Më tej, angazhimi jonë për të ndihmuar komunitetin dhe shpërndarë një mesazh sensibilizimi ishte një prej qëllimeve të këtij projekti shërbimi.

Në këtë projekt shërbimi u përfshinë studentët e Seminarit Lagja Vlorë, të rinjtë e të rejat, si dhe të rriturit beqar të Institutit. Ishin një grup entuziast dhe të motivuar për ti shërbyer komunitetit të qytetit të Vlorës. Misionarët gjithashtu nuk munguan në këtë aktivitet dhe dhanë kontributin e tyre të palodhur dhe duke qënë një shembull për të gjithë anëtarët dhe joanëtarët.

Pastrimi konsistoi në grumbullimin e mbeturinave të ndryshme në sipërfaqen e rërës. Duke përdorur mjetet e duhura, ne mundëm të hiqnim barishte të vjetërsuara, alga të dala jashtë detit, dhe mbetje të tjera të dëmshme për ambjentin. Mrekullitë gjithmonë ndodhin apo jo? Kështu që si për cudi, numri i plehrave të mbledhura ishte jashtëzakonisht i madh në krahasim me forcën punëtore që ne kishim. Ne arritëm të pastronim me sukses një pjesë të konsiderueshme e të mjaftueshme të Plazhit të Vjetër, e cila mori një pamje tjetër kur përfunduam.

Të shumtë ishin ata që shprehën mirënjohjen duke pare që ne po merrnim përsipër një shërbim kaq të cmuar dhe të rëndësishëm. Me buzëqeshje, falenderime dhe përgëzime, ata, banorët e këtij qyteti të bukur bregdetar ishin tëqeshur sepse do mund të kishin një plazh më të pastër ku ata mund të kalonin ditët e tyre.

Gjatë këtij aktiviteti nuk munguan lojrat sportive e aktivitetet e argëtimit, duke angazhuar të rinjtë në miqësi të reja duke krijuar kujtime të paharrueshme, dhe duke shijuar disa byrek pas një pune të lodhshme por te bukur. Ishte me të vërtetë një kënaqësi por edhe gëzim të bënim këtë punë e cila ishte një bekim për të gjithë në.

Pastrimi i plazhit të vjetër në Vlorë, u hapi derën mundësive të pafundme që ne kemi për të bërë akoma edhe më shumë për komunitetitn. Ky do jetë dhe qëllimi i lagjes Vlorë, të Kunjit të Tiranës Shqipëri, të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Kjo do të jetë një kënaqësi për ne të gjithë për të shërbyer dhe pa dyshim një bekim për qytetarët dhe qytetin ku ne banojmë.

Dilni nga zona juaj e rehatisë! Bëni një veprim mirësie sot dhe bekimet e qiellit do të bien mbi ju!

Organizatorë dhe drejtues për aktivitetin e shërbimit Motra Freskida Gjikaj dhe Vëllai Xhoni Myrtaj.