TE RINJTE DHE TE REJAT PERGATITEN PER NE TEMPULL

Pergatitja e te rinjve dhe te rejave per ne Tempullin e Zvicres ka filluar shume kohe me pare. Qellimi I tyre eshte, qe te ngrihen sa me shume shpirterisht dhe te jene te denje per te hyre ne Shtepine e Zotit.

Prezenca e tyre ne kishe cdo te diele dhe marrja e sakramentit me denjesi eshte nje nga menyrat, qe te rinjte dhe te rejat I  tregojne Zotit dashurine e tyre per Te. Te mbash te shenjte diten e Shabatit ata pergatiten te marrin bekimet e javes per jeten e tyre.

Ne pese dite te javes, ne oren 6.30’ te rinjte dhe te rejat shkojne ne Seminar, per te mesuar doktrinen dhe Ungjillin e Jezu Krishtit dhe te pergatiten te ngrihen shpirterisht.

Per djemte “Detyra ndaj Perendise” dhe per vajzat “Perparimi Personal” jane duke e punuar me perparesi. Keto programe I ndihmojne  te behen nena dhe baballare me  te mire me ndihmen dhe doren e Zotit. I ndihmojne te jene te denje, te perulur, sherbyes, me dashuri per jeten dhe te tjeret, zemerbute dhe kontribues.

Nje nga qellimet e zones eshte te gjejme nje paraardhes. Per kete te rinjte dhe te rejat I ndihmon programi “Familja Ime”. Ata jane perkushtuar dhe punojne per te gjetur paraardhesit e tyre, per t’u dhene mundesine e pagezimit dhe pranimin e Ungjillit nga ata, qe nuk e kane marre njohurine e ungjillit.

Pergatitja tjeter e tyre eshte edhe pagesa e ofertes se agjerimit.

Te gjitha keto sherbejne per pergatitjen shpirterore te tyre.

Per udhetimin e tyre ne Tempull duhe,t qe secili prej tyre te kete kursyer nga 50 euro. Per kete te rinjte dhe te rejat po bejne aktivitet ne lagjet dhe deget e tyre per te ndihmuar ne plotesimin e kesaj kuote pagese. Ky aktivitet ka filluar me Lagjen e katert dhe do te vazhdoje me lagjet dhe deget e tjera.

Ne kete aktivitet te rinjte dhe te rejat kane pergatitur ushqime (embelsira, byrek, fanta, fruta, etj) dhe I jane shitur anetareve te lagjes kundrejte cmimit te vendosur nga te rinjte dhe te rejat.

Kjo shume e mbledhur mund te perdoret per te rinjte dhe te rejat e lagjes se tyre ose per te ndihmuar te rinj dhe te reja nga lagje dhe dege te tjera, qe nuk kane mundesi financiare.