Instituti i Fesë – ose shkurt Instituti – është kënaqësi! Ai është gjithashtu një strehë e sigurt ndaj trysnisë, eksperimenteve dhe sfidave të botës. Programi i Institutit ka të bëjë me të mësuarit drejt përjetësisë dhe ofron mundësinë që Shpirti të sjellë mësim dhe të ushqejë shpirtërisht. Gjatë javës ofrohen kurse të rregullta për një varg tematikash të fesë. Studentët e Institutit mund të afrohen në një mënyrë shpirtërore, shoqërore dhe kulturore me të tjerët që përkrahin të njëjtat ide. Instituti ju ndihmon që të përgatiteni për në tempull dhe për një mision kohëplotë.
Të gjithë të rinjtë beqarë të moshës madhore 18 deri 30 vjeç si edhe studentët e martuar dhe fillestarët, janë të ftuar të frekuentojnë kurset e të marrin pjesë në veprimtaritë dhe projektet e Qendrave të Afrimit të Institutit.
Thjesht bëni një vizitë! Një a dy persona miqësorë do t’ju përshëndesin dhe do t’ju tregojnë për kurset që ofrohen gjatë asaj kohe dhe për veprimtaritë e planifikuara. Ju do të prezantoheni para të rinjve të tjerë të moshave madhore dhe së shpejti ju do të keni miq të rinj.
Instituti ofron një diapazon të gjerë veprimtarish shoqërore, që përfshijnë vallëzime, mbrëmje, sport, mbrëmje lojërash, udhëtime etj.
“Shpresojmë se të gjithë ata të cilëve u mundësohen këto programe, do të përfitojnë prej tyre. Njohuria për ungjillin do të shtohet, besimi do të forcohet dhe ju do të gëzoni shoqëri dhe miqësi të mrekullueshme me ata që janë njëlloj si ju.” (“Of Missions, Temples, and Stewardship", Ensign, nëntor 1995, f. 51.)