Dil nga lundrimi kryesor

Të Bëhemi të Mbështetur te Vetja Materialisht

Të Bëhemi të Mbështetur te Vetja Materialisht

Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Dyches-Timothy-J_180x225.jpg

Plaku Timoti J. Daiks, Shtetet e Bashkuara

Këshilltar i Dytë në Presidencën e Zonës së Europës

Këshilltar i Dytë në Presidencën e Zonës së Europës

Në kohën pranverore të vitit, ne kemi privilegjin të festojmë Pashkën, ku, në hemisferën veriore, dora e acartë e Dimrit është dobësuar dhe ngrohtësia e Pranverës ndihet në ajër. Është koha e rilindjes dhe e fillimeve të reja për jetën kudo përreth.

Ne ju ftojmë edhe njëherë të bëheni të mbështetur te vetja shpirtërisht dhe materialisht. Mbështetja te vetja shpirtërisht dhe materialisht janë të dyja të përfshira në mënyrë të ndërsjellë në Ungjillin e Jezu Krishtit.

“Mbështetja te vetja është aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen. Kur anëtarët bëhen të mbështetur te vetja, ata janë gjithashtu më të aftë që të shërbejnë e të kujdesen për të tjerët.

Anëtarët e Kishës janë përgjegjës për mirëqenien e tyre shpirtërore dhe fizike. Të bekuar me dhuratën e lirisë së zgjedhjes, ata kanë privilegjin dhe detyrën që të vendosin drejtimin e vet, të zgjidhin problemet e veta dhe të përpiqen fort që të bëhen të mbështetur te vetja. Anëtarët e bëjnë këtë nën frymëzimin e Zotit dhe me punën e vetë duarve të tyre.”1

Si mund të bëhem unë më i mbështetur te vetja materialisht?

  • Mësoni vlerën dhe bekimin e punës

“Le ta kuptojmë se privilegji për të punuar është një dhuratë, se aftësia për të punuar është një bekim dhe se dashuria për punën është sukses.”2

Vlera e punës në jetën tonë është jetike për të mësuar mësimet që do të sjellin lumturi dhe rritje afatgjate. Unë u rrita në një familje të madhe që u mbështet te parimi i punës. Që nga përgatitja dhe punimi i tokës për mbjellje, nga mbjellja e farave vetë, deri tek ujitja e përditshme dhe heqja e barërave të këqija gjatë gjithë stinës së rritjes, korrja dhe më pas ruajtja nëpërmjet konservimit ose ngrirjes. Dhe këto bëheshin vetëm në verë.

Prindërit e mi gjithmonë ishin atje duke na dhënë kurajë, duke besuar, duke na dhënë mësim dhe duke punuar së bashku me ne. Kurrë nuk do të na kërkonin të bënim diçka që ata vetë nuk do ta bënin. Bekimet e punës në familje përfshinin emocionin e përpjekjes krijuese dhe të “një pune të bërë mirë”, duke fituar aftësi të dobishme për atë kohë dhe për të ardhmen, duke u dhënë shërbim të tjerëve, duke i kuptuar pritshmëritë e punës dhe kryerjen e saj dhe duke mësuar disiplinimin e vetvetes.

  • Përfitimi nga mundësitë arsimore

Në vitin përpara klasës parashkollore, nga ne pritej që të mësonim se si t’i lidhnim këpucët, të thoshim se sa ishte ora gjatë orëve të ndryshme, të mësonim përmendsh adresën dhe numrin tonë të telefonit dhe të ushtronim ecjen për të shkollë. Gjatë viteve të shkollës, ne nxiteshim që gjithmonë të dilnim sa më mirë në shkollë dhe prindërit tanë gjithmonë na kërkonin që ta arrinim potencialin tonë. Ne po mësojmë gjithmonë.

  • Besimi paraprin mrekullinë

“Zoti vërtet na ndihmon kur ne shkojmë tek Ai në kohë nevoje, veçanërisht kur zotohemi ta bëjmë punën e Tij dhe t’i përgjigjemi vullnetit të Tij. Por Zoti ndihmon vetëm ata që janë të gatshëm të ndihmojnë veten e tyre. Ai pret që fëmijët e Tij të mbështeten te vetja në të gjithë shkallën që munden.”3

Një grua që sapo e mbaroi kursin e mbështetjes te vetja, tregon për udhëtimin e saj të besimit dhe veprimit:

Fillova të ushtroja gjithçka që mësova, duke e përdorur kohën time me mençuri. Tani ndihem se jam e rëndësishme si një individ dhe në gjendje të bëj gjëra që nuk do t’i kisha përfytyruar kurrë në të shkuarën.

Fillova të ushtroja gjithçka që mësova, duke e përdorur kohën time me mençuri. Tani ndihem se jam e rëndësishme si një individ dhe në gjendje të bëj gjëra që nuk do t’i kisha përfytyruar kurrë në të shkuarën.

Çdo ditë i lexoj shkrimet e shenjta dhe lutem me gjithë zemër – unë e di se jam e rëndësishme për Atin tim Qiellor. Filluan të më ndodhnin gjëra që kurrë nuk do t’i kisha përfytyruar. Ishte e pabesueshme. Ishte sikur dikush po më udhëhiqte hap pas hapi në kërkimin e punës sime. Nuk përjetova probleme me gjuhën.

Çdo ditë i lexoj shkrimet e shenjta dhe lutem me gjithë zemër – unë e di se jam e rëndësishme për Atin tim Qiellor. Filluan të më ndodhnin gjëra që kurrë nuk do t’i kisha përfytyruar. Ishte e pabesueshme. Ishte sikur dikush po më udhëhiqte hap pas hapi në kërkimin e punës sime. Nuk përjetova probleme me gjuhën.

Kur u prezantova me një grua që po kërkonte kujdestare për bijën e saj, sapo hyra në derë vajza e vogël më përqafoi e më puthi. Ajo qëndroi pranë meje gjatë gjithë intervistës dhe për këtë arsye e fitova punën. Bashkëshorti i saj tani po na ndihmon që të gjejmë punë për birin tim.

Kur u prezantova me një grua që po kërkonte kujdestare për bijën e saj, sapo hyra në derë vajza e vogël më përqafoi e më puthi. Ajo qëndroi pranë meje gjatë gjithë intervistës dhe për këtë arsye e fitova punën. Bashkëshorti i saj tani po na ndihmon që të gjejmë punë për birin tim.

Që nga ajo kohë, një njeri tjetër na ka ofruar punë. Një motër në kishë më ndihmoi të gjeja një apartament për të jetuar. Për herë të parë në jetën time po bëj gjëra që kurrë më parë nuk ishin të mundura për mua.”4

Që nga ajo kohë, një njeri tjetër na ka ofruar punë. Një motër në kishë më ndihmoi të gjeja një apartament për të jetuar. Për herë të parë në jetën time po bëj gjëra që kurrë më parë nuk ishin të mundura për mua.”

Teksa zhvillojmë mbështetje te vetja materialisht, ne gëzojmë shëndet të mirë nëpërmjet ushtrimit të rregullt fizik, një diete ushqyese dhe higjienës së mirë vetjake. Ne jetojmë brenda mundësive tona dhe i ruajmë burimet tona financiare, ndërkohë që i shmangemi borxhit. Njeriu i mbështetur te vetja do të agjërojë dhe me gëzim do të dhurojë një ofertë bujare agjërimi.

Shtegu drejt përsosmërisë kërkon të jetuarin e Ungjillit ditë pas dite. Përpjekja për t’u bërë të mbështetur te vetja materialisht atëherë i përfshin të gjitha parimet e Ungjillit të Jezu Krishtit. Lutem që gjatë muajve dhe viteve të ardhshme ne të gjithë ta bëjmë këtë gjë.

  1. Manuali 2, 6.1.1.
  2. David O. McKay, Pathways to Happiness (1957), f. 381.
  3. Plaku L. Tom Perry, Ensign, October, 1991
  4. Shih edhe DeB 60:13; 130:20–21.