Super e Shtuna - 3 Dhjetor 2016

Kemi lënë pas një vit të mrekullueshëm të mbushur me sfida dhe bekime. Kështu ishte edhe për të rinjtë e kunjit të Shqipërisë që morën pjesë në super të shtunën e cila u organizua më datë 3 dhjetor 2016.

 

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm më shumë se 90 pjesëmarrës nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri, Vlora, Berati, Shkodra dhe Elbasani. 14 studentë morën certifikata nderi për mjeshtërinë e shkrimit të shenjtë.

 

Aktiviteti u drejtua nga Olsi Agalliu, këshilltar i dytë në presidencën e kunjit. Ky aktivitet u organizua nga Kunji i Shqipërisë, Presidenca e të Rejave, Seminari & Instituti i Fesë.

 

Shqipëria po rrit një brez të mrekullueshëm të rinjsh dhe të rejash nën drejtimin dhe udhëzimin e Frymës së Shenjtë.

Ata rriten shpirtërisht duke mësuar rreth ungjillit në klasat e tyre të seminarit dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në Kishë. Ata forcohen fizikisht duke jetuar sipas standarteve të Perëndisë dhe qëndrojnë të palëkundur përballë sfidave që hasin çdo ditë.

Le të ndjekim të gjithë ne shembullin e tyre dhe të bëhemi edhe ne mjeshtra në studimin e shkrimeve të shenjta.

Seminaristë, vazhdoni përpara me besim!