Statuja e Engjëllit Moroni Vendoset në Majë të Tempullit Mormon në Romë

Romë – Një statujë me fletë ari e engjëllit Moroni mbi katër metra e lartë u vendos në majën më të lartë të tempullit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Romë, Itali, duke nënkuptuar një moment domethënës në ndërtimin e godinës.

Statuja përshkruan engjëllin Moroni duke i rënë borisë, e cila simbolizon shpërndarjen e ungjillit dhe Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Moroni është një profet i lashtë në Book of Mormon, një libër shkrimesh të shenjta që përdoret krah për krah me Biblën nga anëtarët e Kishës.

Vendosja e statujës prej materiali me fibra qelqi që peshon 204 kg, ishte një vendosje me përpikëri dhe mjeshtëri të madhe pasi u ngrit nga një vinç mbi 50 metra në ajër dhe pastaj u ul me kujdes, u vendos në vend dhe u fiksua mirë nga punëtorët.

 “Kjo me të vërtetë është një ditë historike dhe e paharrueshme”, tha Plaku Leri Uilson, drejtori ekzekutiv i Sektorit të Tempujve për Kishën. “Qyteti i përjetshëm njihet për historinë e tij, bukurinë e tij dhe si një vend adhurimi dhe besimi. Jemi kaq të lumtur që i shtojmë kësaj tradite të krishtere tempullin tonë të shenjtë.”

Tempulli, i cili është tempulli i parë i Kishës në Itali, është pjesë e një 15-acre religious and cultural center që do të përfshijë një shtëpi mbledhjesh shumë funksionale, një qendër vizitorësh, një qendër historie familjare dhe vend strehimi për vizitorët. Pjesa e jashtme e tempullit është ndërtuar prej graniti me glazurë dekorative. Punimet e brendshme janë kryer me materiale nga më të mirat dhe me vepra arti: mermeri, punime druri, suva veneciane dhe piktura dekorative.

Ndërtimi i godinës 3.716 metra katrorë me tri kate filloi më 23 tetor 2010, kur Presidenti Tomas S. Monson, së bashku me udhëheqës të Kishës dhe të komunitetit vendor, morën pjesë në ceremoninë tradicionale të fillimit të punimeve.

Kur tempulli të përfundojë dhe përpara përkushtimit të tij, publiku do të ftohet në shtëpinë e hapur për ta vizituar atë dhe kompleksin përreth. Tempulli do t’u shërbejë mbi 23.000 anëtarëve të Kishës që jetojnë në Itali dhe në vendet fqinje. Aktualisht ka 155 tempuj në funksionim në të gjithë botën, duke përfshirë 12 në Europë.

“Sot jemi dëshmitarë të një përparimi të dukshëm që është bërë në ndërtimin e Tempullit të Romës”, tha Plaku Alesandro Dini Çaçi, Autoritet i Të Shtatëdhjetëve të Zonës. “Ne gëzohemi për këtë arritje të madhe, të ndërgjegjshëm se, ndërsa punëtorët do të bëjnë më të mirën e tyre për përfundimin e ndërtimit sa më shpejt të jetë e mundur, ne duhet të punojmë bashkë me ta për të përfunduar përgatitjen tonë shpirtërore në mënyrë që, kur tempulli të përkushtohet, ne do të jemi gati për të marrë pjesë në ordinancat e shenjta që do të kryhen atje”, shtoi Plaku Dini Çaçi.

Tempujt e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme ndryshojnë nga shtëpitë e mbledhjeve të Kishës ose godinat kishtare, ku anëtarët mblidhen për shërbimet e adhurimit të dielave. Tempujt konsiderohen “shtëpitë e Zotit” ku ripohohen mësimet e Krishtit nëpërmjet martesës, pagëzimit dhe ordinancave të tjera që i bashkojnë familjet për përjetësi. Brenda tempullit, anëtarët e Kishës mësojnë më tepër rreth qëllimit të jetës dhe e forcojnë zotimin e tyre për t’u shërbyer Jezu Krishtit dhe njerëzve përreth tyre.

“Tempujt janë një shenjë fizike e bindjes sonë se Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës dhe se nëpërmjet Shlyerjes së Tij ne mund të kthehemi për të jetuar me Perëndinë, Atin tonë Qiellor”, tha Plaku Dini Çaçi.


Për më shumë informacion rreth Tempullit të Romës dhe materialeve filmike ose fotografive të vendosjes së statujës së engjëllit Moroni, ju lutemi shkoni te http://www.media-mormoni.it/articolo/statua-dell-angelo-moroni-posta-sul-tempio-di-roma.