Shërbimet për Mbështetjen te Vetja

Udhëzuesi i Udhëheqësit

Kjo broshurë është hartuar për t’i ndihmuar udhëheqësit e priftërisë ndërsa i ushtrojnë çelësat e tyre, i përdorin këto mjete të reja dhe i ndihmojnë anëtarët të ndihmojnë veten drejt mbështetjes te vetja.

 
 
 

 


Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja

Kunjet apo lagjet mbajnë rregullisht mbledhje shpirtërore Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja. Këto mbledhje shpirtërore i futin anëtarët në shtegun e mbështetjes te vetja duke i ndihmuar ta kuptojnë rëndësinë e mbështetjes te vetja, ta vlerësojnë nivelin e tyre aktual të mbështetjes te vetja, t’i përcaktojnë aftësitë dhe të ardhurat që nevojiten për t’u bërë përkohësisht i mbështetur te vetja, dhe të përzgjedhin grupin e mbështetjes te vetja që do t’i ndihmojë ta arrijnë atë synim. Fletorja e punësShtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja e lehtëson këtë proces. Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja mund të përdoret gjithashtu individualisht, me një udhëheqës të priftërisë, me një specialist të mbështetjes te vetja ose në një qendër të mbështetjes te vetja.

 


Themeli Im

 

Themeli Im është përgatitur për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës që t’i mësojnë dhe t’i vënë në zbatim parimet e besimit, arsimimit, të punuarit fort dhe mirëbesimit në Zot. Pranimi dhe të jetuarit e këtyre parimeve do t’jua bëjnë të mundur më mirë që t’i merrni bekimet materiale të premtuara nga Zoti.

 


Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim

Ky grup i mbështetjes te vetja do t’ju ndihmojë të mësoni të merrni vendime të urta biznesi ndërsa filloni të rritni një biznes. Qëllimi i këtij grupi nuk është vetëm t’ju ndihmojë për biznesin tuaj; ai është gjithashtu që t’ju ndihmojë të veproni me bindje dhe besim më të madh te Zoti dhe të merrni bekimet e premtuara të Tij të mbështetjes te vetja materialisht dhe shpirtërisht. Anëtarët ushtrojnë parime kyç të biznesit për vetëpunësimin të tilla si mbajtja e dokumenteve, marketingu dhe administrimi i parave.

 


Kërkimi Im për Vend Pune

Ky grup i mbështetjes te vetja i ndihmon anëtarët të mësojnë mënyrën më të mirë për të gjetur një punë dhe që të kenë sukses në të. Anëtarët e grupit përcaktojnë mundësi të mira pune dhe ushtrohen me punën në rrjet, duke e paraqitur veten fuqishëm, duke u përgatitur për intervista dhe duke u shquar në punë. Qëllimi i këtij grupi nuk është vetëm t’ju ndihmojë të gjeni një punë; ai është gjithashtu që t’ju ndihmojë të veproni me bindje dhe besim më të madh te Zoti dhe të merrni bekimet e premtuara të Tij të mbështetjes te vetja materialisht dhe shpirtërisht.


Arsimim për Punë më të Mirë

 

Anëtarët e grupit përcaktojnë një punë që do t’i ndihmojë të bëhen të mbështetur te vetja. Ata gjejnë shkollën apo programin e parapëlqyer që i çon ata drejt asaj pune. Anëtarët e grupit mësojnë gjithashtu shprehi studimi për të pasur sukses në arsimimin e vet dhe për t’u përgatitur për një hua nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor, nëse është e përshtatshme. Qëllimi i këtij grupi nuk është vetëm t’ju ndihmojë të përgatiteni dhe të keni sukses në arsimimin tuaj; por edhe që t’ju ndihmojë të veproni me bindje dhe besim më të madh te Zoti dhe të merrni bekimet e premtuara të Tij të mbështetjes te vetja materialisht dhe shpirtërisht.


 

Si të Shkarkojmë Materiale mbi Mbështetjen te Vetja (skedarë PDF)

Librat për mbështetje te vetja janë në dispozicion në formatin PDF. Kërkohen programet Adobe Acrobat Reader ose Preview për Mac që të shihet ose të shtypet materiali. Për të shkarkuar programin Acrobat Reader pa pagesë, vizitoni faqen e internetit Adobe. Për të shkarkuar një skedar PDF, klikoni te manuali që doni të shkarkoni, dhe pastaj ruajeni në kompjuterin tuaj.