Rezervimet për shtëpine e hapur për Tempullin e Parisit, tashmë janë në dispozicion për publikun

Tempulli i Parist, Francë

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme informon se tashmë mund të bëni rezervime për të marrë pjesë në shtëpinë e hapur e organizuar për Tempullin e Parisit, Francë.

Rezervimet mund të bëhen pa kosto, drejtpërdrejtë në një faqe interneti të dedikuar:

visite.templemormonparis.org

Gjithashtu një sistem telefoni (me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të jetë në dispozicionin tuaj nga e hëna deri të premten, nga ora 18:00 dhe 22:00 me folës francezë, gjermanë dhe anglezë.

Numri i telefonit është si në vijim: 00 1 800 0537 1830

Shtëpia e hapur per publikun për Tempullin e Parisit, France do të fillojë të shtunën, më 22 prill, dhe të perfundoj të shtunën, 13 maj, 2017, me përjashtim të të dielave të 23 prill, 30 prill dhe 7 maj.

Tempulli do të dedikohet më 21 maj, 2017 në një ceremoni të rezervuar për anëtarët e kishës.