Dil nga lundrimi kryesor

Pyet Atin - FSY 2017

Këtë vit FSY 2017 u zhvillua në Korcë në Resortin Kristal, i cili është i vendosur mbi një kodër me pamje nga qyteti. Stafi i FSY mbërriti të Premten datë 26 për të bërë përgatitjet e fundit për fillimin e seksionit. Stafi përbëhej prej 12 këshilltarësh, 2 këshilltarë mjeksorë, 1 këshilltar muzikor, 1 këshilltar teknologjie, 1 këshilltar fotograf, 2 administratorë, 4 ndihmës bashkërendues, 2 bashkërendues dhe cifti drejtues.

E Hëna erdhi shumë shpejtë dhe në të gjithë ishim shumë të entuziazmuar për të pritur ardhjen e të rinjve, të cilët do ishin familja jonë për një javë dhe ne e tyre. Dy autobuzë me të rinj mbërritën dhe të rinjtë hynë në ambjentin e hotelit teksa u mirëpritën me muzikë dhe kërcim.

1

Të rinjë pjesmarrës në FSY ishin 67. Pas akomodimit në dhoma të gjithë u mblodhën për tu prezantuar me këshilltarët dhe kompanitë e tyre. Këto grupe ishin njësitë bazë të FSY. Pas njohjes me këshilltarët, të gjithë sëbashku u mblodhëm për të bërë prezantimin e stafit dhe të rregullave. Pas kësaj mbledhje ishte darka dhe ne sërisht u mblodhëm për tu drejtuar nga cifti drejtues në measazhin e Mbrëmjes Familjare. Nuk mund të ketë mbrëmje familjare pa aktivitete. Të rinjtë u mblodhën në kompanitë e ndryshme dhe zhvilluan lojra argëtuese. Të rinjtë ishin tashmë të lodhur dhe ishin të gëzuar ta mbyllnin ditën e parë dhe të ktheheshin në dhomat e tyre.

Dita e Martë si dhe ditët e tjera nisën me studimin e ungjillit me këshilltarin e tyre dhe si kompani sëbashku. Dita vazhdonte me mesazhin shpirtër të ciftit drejtues. Në ditën e Martë të rinjtë morën pjesë në katër klasa duke u rrotulluar midis katër mësuesve Erjola Gjini, Erald Veliu, Raynerson Maya, dhe motra Charles. Dhe së fundmi dita u mbyll me mbrëmjen e vallëzimit.

2

Dita e Mërkure kishte të veçantë aktivitetin Predikoni Ungjillin tim. Në fillim të rinjtë u mësuan se si të përgatisin një mësim duke u mbështetur në manualin Predikoni Ungjillin Tim dhe më pas ata patën mundësinë të përgatisin një mësim në cift me një pjestar tjetër të kompanisë së tyre dhe më pas shkuan dhe mësuan një cift pjesmarrësish nga një kompani tjetër. Të gjithë të rinjtë ishin të angazhuar në këtë aktivitet dhe morën pjesë pa përjashtim.

Në darkë i priste sërisht një aktivitet argëtues, përgatitja e banderolave dhe brohoritjeve. Kjo veprimtari i ndihmoi të rinjtë të punonin në grup me pjestarët e tjerë të kompanisë së tyrë për të nxjerrë një banderolë dhe një brohoritje. Të rinjve ju desh më shume kohë se cfare ishte e caktuar por aktiviteti rezultoi shumë i bukur dhe veprat e tyre ishin të mirë punuara dhe realizuara.

3

Dita e Enjte ishte dita e shumpritur pasi në darkë do të zhvillohej mbledhja e dëshmive. Në mëngjes të rinjtë studiuan hollësisht proklamatën Krishti i Gjallë. Më pas në drekë u shfaq programi variete. Pjesmarrësit shfaqen talentet e tyre në fusha të ndryshme si këngë, prezantim, komedi, pikturë, kërcim dhë akrobaci. Në parapergatitje për mbledhjen e dëshmive, dëgjuam programin muzikor. Pjesmarrës të ndryshëm kënduan solo dhe në kor himne të ndryshme. Më pas të rinjtë u ndanë në tre grupe për mbledhjen e dëshmive. Gjatë kësaj mbledhje shumë të rinj u prekën. Aty pamë dhe ndjemë se zemrat e shumë të rinjve ishin kthyer në ungjill. Ata kishin marrë një dëshmi të rë dhe ishin afruar më shumë me Shpëtimtarin e tyre. Kjo mbledhje dëshmish ishte kulmimi i gjithë ditëve të FSY.

Dita e Premte nisi me aktivitetin Për Forcën e Rinisë, ku të rinjtë u mësuan nga këshilltarë të ndryshëm për katër tema nga libri Për Forcën e Rinisë. Pas këtij aktiviteti, të rinjtë dhe stafi u drejtuan për në qytetin e Korçës për të lyer me gëlqere pemët në shëtitoren kryesore të qytetit. Gjatë aktivitetit, shumë qytetarë u afruan për të shprehur mirënjohjen e tyre për këtë shërbim që po behej qytetit të tyre. Mbrëmja rezervoi sërisht kërcim, dhe një prezantim me momentet më të bukura të kësaj jave.

Ditën e Shtunë pjesmarrësit u larguan. Kishte shumë përqafime dhe lot. Të rinjtë u njohën me njëri tjetrin, u afruan, dhe ndarja ishte e vështirë. FSY ka për të ngelur gjatë në mendjen e të gjithëve.

Për albumin e plotë të fotove nga ky event, klikoni këtu, ose ndiqni linkun e mëposhtëm.