Projekti Humanitar në Pediatrinë e Fierit

Departamenti Humanitar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, dhuroi për spitalin Pediatrik në Fier dyshekë, carcafë, mbulesa, karrige, komodina e shumë pajisje të tjera ndihmëse.   

Për shkak të epidemisë së gripit çdo gjë duhej bërë jashtë dhe më pas personeli i spitalit i fuste sendet në spital. Përfaqësues nga spitali (drejtori dhe personeli tjetër),  misionarët me kohë të plotë, President i Degës së Elbasanit dhe një përfaqësues nga shërbimet sociale morën pjese në këtë projekt .

Ky është një ndër projektet që Departamenti Humanitar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme zhvillon në vendin tonë. Muajin që kaloi, ata gjithashtu dhuruan për Shtëpinë e të Moshuarve në Fier krevatë, komodina e shumë mjete e pajisje të tjera.

 

Ata do të vazhdojnë edhe me shumë projekte të tjera në të gjithë vendin.

Duke klikuar mëposhte do të mund të mësoni më shumë rreth këtyre projekteve të organizuara nga Departamenti Humanitar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.