Plani i Zonal i Europes

Letër e Presidencës së Zonës mbi Planin e Zonës

Vëllezër dhe Motra,

Ne shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që bëni për ta ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në Zonën e Europës.

Këtë vit që shkoi, i kemi parë bekimet që vijnë kur përqendrohemi tek tri synime të thjeshta:

1. Sillni një Mik;

2. Bëhuni të Mbështetur te Vetja Shpirtërisht dhe Materialisht dhe

3. Gjeni një Paraardhës.

Jemi ndier të frymëzuar që t’i mbajmë këto ftesa në qendër të Planit tonë të Zonës për vitin 2016. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e respektimit tonë të ditës së Shabatit. Ne i bashkohemi Isaias për ta shpallur “[Shabatin një] kënaqësi”.

Ne ju ftojmë të përdorni hallkën lidhëse në këtë faqe për të shkarkuar një kopje të Planit të Zonës së Europës për 2016-ën. Do të gjeni edhe hallkën lidhëse për një material të shkurtër filmik mbi mënyrën se si këto synime mund të na sjellin me efektshmëri te Krishti. Ju lutemi, shqyrtojeni plot lutje planin, vendosni synime për veten dhe për familjen tuaj dhe më pas bashkohuni me ne teksa punojmë për realizimin e largpamësisë së Zotit për fëmijët e Tij në Europë.

Shpresa jonë është që të gjithë të vijnë te Krishti. Ne dëshmojmë se, teksa i zbatojmë këto përparësi në jetën tonë, besimi ynë do të rritet dhe ne do të bekohemi me një ndjesi më të madhe paqeje dhe sigurie. U përpjekshim së bashku t’i arrijmë këto synime dhe në këtë mënyrë ta dyfishojmë anëtarësinë aktive të Kishës deri në vitin 2020.

Ju faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj të mrekullueshëm ndaj Shpëtimtarit.

Presidenca e Zonës së Europës

- Për të na sjellë tek Ai (PDF)

Synimet Tuaja, për t’ju Sjellë tek Ai (Video)

- Plani i Zonës së Europës për 2016-ën (Video Galleri)