Një Mbrëmje Shpirtërore Ribashkimi

Presidenti dhe Motra Kinghorn me disa anëtarë të Lagjes së Durrësit

Gjatë një mbrëmje shpirtërore të zhvilluar në datën 2 Mars 2017 në Tiranë, anëtarë të shumtë patën mundësinë të takonin ish Presidentin Kinghorn dhe motrën Kinghorn. Presidenti Kinghorn ka shërbyer si President misioni gjatë viteve 2001 2004 ne misionin e Tiranës Shqipëri të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Gjate bisedes se tij ish presidenti Kinghorn shprehu mirënjohjen për miqtë e tij Shqiptarë dhe ndau shumë histori dhe eksperienca të ndryshme të cilat ai i konsideronte një pjesë të bukur të shërbesës së tij në Shqipëri.

Shumë vëllezër dhe motra me emocion e dashuri i shprehën Presidentit Kinghorn dhe motrës Kinghorn mirënjohen e tyre për shërbesën dhe ndihmën që ata u kanë dhënë anëtarëve të kishës në Shqipëri.

Presidenti dhe motra Kinghorn faleminderit për gjithcka keni bërë dhe bëni për ne.