Një Mbrëmje Falenderimi

Departamenti Humanitar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, organizoi në ambientet e kishës në Durrës, me 17 Dhjetor 2016, një takim me partnerët e saj të organizatave jo-qeveritare (OJQ), duke vlerësuar kështu bashkëpunimin që kemi pasur ndër vite me këto organizata.

Kjo ishte një çështje formale gjatë së cilës, secili partner i OJQ-ve dhe familjet e tyre u njohen me nga afër me punën humanitare që LDS Charities, të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, po bën në rang global dhe lokal, përfshirë këtu dhe vendin tonë.

Morën në këte takim, ndër të tjerë: Kryqi I Kuq Shqiptar, Bashkimi Rom Shqiptar Amaro Drom, Fondacioni I Të Drejtave Të Njerëzve Me Aftësi Të Kufizuara, Ministria E Punëve Sociale, Përfaqësues nga LDS Charities, Perfaqësues Nga Kunji Dhe Misioni, Zhvillimi Rural, OES Distrimited(shpërndarës mjekësor).