Dil nga lundrimi kryesor

Një falenderim për Presidentin Decka

Një falenderim për Presidentin Decka

Dega e Lushnjës tashmë ka një president të ri. Presidenti i degës, Eljon Mati falenderon Presidentin Petrit Decka për punën e tij të mrekullueshme që ka bërë në këtë degë dhe dëshmon për punën për të cilën është thirrur.

“Presidenti  Decka ka bërë një punë shumë të frymëzuar në këto vitet e fundit.  Falë tij shumë anëtarë janë rritur shpirtërisht.  Nën frymëzimin e tij Dega e Lushnjës mundi që të rritet dhe të konsolidohet në Ungjill. Të rinjtë ishin ata që u prekën më tepër nga shpirti dhe patën rritjen më të theksuar gjatë kohës që ai frymëzohej dhe merrte zbulesa për mirëqënien e degës. Si President i ri detyra dhe privilegji im është që të vazhdoj këtë punë, të drejtoj vëllezërit dhe motrat drejt Shpëtimtarit tonë. Unë e di që Perëndia i do fëmijët e tij dhe se ai kujdeset për ta. Ai na thërret që të shërbejmë dhe gjatë këtij shërbimi ndaj të tjerëve ne i afrohemi më tepër atij'.

Presidenti Decka thotë se:

Beslidhjet që ne bëjmë në kishë janë të shenjta dhe të përjetshme, prandaj ne duhet të angazhohemi dhe të përkushtohemi ndaj punës së Perëndise dhe të punojmë fort për përhapjen e ungjillit. Të bësh punën e Zotit do të thotë të jetosh me bekimet që Ai ka përgatitur për gjithësecilin prej nesh. Të jesh pjesë e kësaj kishe është një nga mrekullitë me të mëdha sepse kjo është e vetmja kishë e drejtuar nëpërmjet profetëve të gjallë. I jam mirënjohes Perëndisë që më dha mundësinë të jem pjesë e këtij ungjilli'.