Ngjyrat e Familjes Sime

Një ekspozitë arti e cila do të sjellë së bashku artistë nga e gjithë Shqipëria për një shfaqje të titulluar

“Ngjyrat e Familjes Sime”.

Mbrëmja e hapjes do të zhvillohet në datën 27 janar, 2017, ora 18:00-21:00 te Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë. Ekspozita do të jetë e hapur nga 27 janar-10 shkurt. Punimet e përzgjedhura janë të stileve dhe materialeve të ndryshme të përqendruara mbi temën e rëndësise së Familjes.

Qëllimi I ekspozitës është të përshfaqet bukuria dhe rëndësia e familjes ku artistët dhe publiku së bashku të konsiderojnë rëndësinë e familjes në komunitet si dhe gjithashtu në rrethanat e tyre.

Artistë nga e gjithë Shqipëria do të përshfaqin nëpërmjet vijëzimit, formës dhe dritëhijeve mënyrën se si familja ka ndikuar në jetën e tyre në mënyra të mrekullueshme.

Familja është themeli mbi të cilin çdonjeri e ndërton jetën e tij. Është vendi ku njeriu meson respektin për të tjerët dhe për vetveten. Nëpërmjet lidhjeve familjare,njeriu mëson të dojë, të ketë dhembshuri e të punojë fort për një të mirë më të madhe. Të gjitha këto cilësi nxitin gjithashtu krijimin e një komuniteti më të fortë.

Ne duam të kremtojmë familjen. Në çfarë mënyre mund të bëhet më mirë kjo sesa nëpërmjet vetë përvojës sonë në tablo që i pasqyrojnë këto tema.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve te Mëvonshme ka kënaqësinë te bashkëpunojë në këtë eveniment me Muzeun Historik Kombëtar, Fondacionin Shqiptar Besim në Çdo Hap, një organizatë jo-qeveritare, dhe Zyren per Marrëdhënieve me Publikun të Kishës së Jezu Krishtit të ShDM. Shfaqja zhvillohet në kontekstin e shpalljes të fituesit të cmimit Vlerat e Familjes të organizuar nga Kisha e Jezu Krishtit e ShDM.