Ngjyrat e Familjes


Ekspozite kushtuar Familjes

Qëllimi I ekspozitës është të përshfaqet bukuria dhe rëndësia e familjes.

Artistët nga e gjithë Shqipëria kanë mundësi të përshfaqin nëpërmjet vijëzimit, formës dhe dritëhijeve mënyrën se si familja ka ndikuar në jetën e tyre në mënyra të mrekullueshme.

Familja është themeli mbi të cilin çdonjeri e ndërton jetën e tij. Është vendi ku njeriu meson respektin për të tjerët dhe për vetveten. Nëpërmjet lidhjeve familjare,njeriu mëson të dojë, të ketë dhembshuri e të punojë fort për një të mirë më të madhe. Të gjitha këto cilësi nxitin gjithashtu krijimin e një komuniteti më të fortë.

Ne duam të kremtojmë familjen. Në çfarë mënyre mund të bëhet më mirë kjo sesa nëpërmjet vetë përvojës sonë në tablo që i pasqyrojnë këto tema.

​Ne presim me padurim t’i shikojmë krijimet tuaja!

Përgjegjësja e Ekspozitës
Aubrie Mangelson Mema është një artiste amerikane. Ka prezantuar ekspozita në rang ndërkombëtar për 15 vjet. Ajo është bërë pjesë e një numri galerish në Shtetet e Bashkuara, në Suedi dhe Shqipëri.

Vendi i Ekspozites
Muzeu Historik Kombëtar

Informacion i rëndësishëm
Ekspozita çelet më 27 Janar 2017 deri më 10 Shkurt 2017
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është më 30 dhjetor 2016
Artistët do të njoftohen më 15 janar.
Punimi duhet të sillet për t’u vendosur në ekspozitë në datat 22-23 janar, ora 8:30- 12:30, 17:30- 20:30
Marrja e punimeve pas mbylljes së ekspozitës është më 13 Shkurt 2017

Organizuar nga:
Fondacioni Shqiptar "Besim ne c'do hap"; LDS Marrëdhënieve me Publikun, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme