Dil nga lundrimi kryesor

Në shërbim të nevojtarëve – Duart Ndihmëtare Mormone

Në shërbim të nevojtarëve – Duart Ndihmëtare Mormone

“Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, isha i zhveshur dhe më veshët. … Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.”

Duart Ndihmëtare Mormone ndihmojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet e shpërngulura për shkak të përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm.

Rreth 12 djem dhe vajza nga kunji i Tiranës, Shqiperi nën kujdesin e Fatbardha Pojani, Presidentja e Shoqatës së Ndihmës për Kunjin, ndihmuan në shpërndarjen e pakove me ushqime të përgatitura nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Teksa ata shkarkonin dhe shpërndanin këto pako, ata mbusheshin me gëzim për shkak të shërbimit që ata bënin. Dëshira e tyre për të shërbyer rritej teksa përkujdeseshin për keto fëmije e familje që ishin detyruar të linin shtëpitë e tyre për shkak të përbytjeve të shumta në vënd.

Kush janë Duart Ndihmëtare Mormone dhe kush është qëllimi i tyre?

Qëllimi i Duarve Ndihmëtare Mormone është ndihma e nevojtarëve dhe përmirësimi i Komuniteteve.

Shërbimi ndaj të tjerëve është një karakteristikë e rëndësishme e pasuesve të Jezu Krishtit. Duart Ndihmëtare Mormone, ofrojnë një mundësi të organizuar për anëtarët e Kishës për t'i dhënë kohën dhe talentet e tyre për të bekuar ata që janë në nevojë. Ajo gjithashtu u jep anëtarëve mundësinë për të zbukuruar rrugët e qytetit, parqet, shkollat dhe zonat rekreative dhe për të shërbyer në mënyra të tjera, duke treguar se shërbimi është shprehja e dashurisë se pastër e Krishtit për njerzit.

Nëpërmjet Duarve Ndihmëtare Mormone, të rinjtë dhe të rriturit bëhen më të ndjeshëm ndaj sfidave qe të tjerët përballen. Si anëtarë të Kishës ne ndjekim shembullin e Shpëtimtarit duke ndihmuar të tjerët, dhe duke kontribuar ne forcimin e komunitetit.