Ne Ndihme te Nevojtareve - Shoqata e Ndihmes

"Po, dhe kur ju te mos i pergjeroheni Zotit, le te jene " zemrat tuaja "plot, te hapura ne lutje tek ai vazhdimisht, per mireqenjen tuaj dhe gjithashtu per mireqenjen e atyre qe jane rreth e perqark jush. "Dhe tani vini re, vellezerit e mi te dashur, une ju them juve te mos mendoni se kjo eshte e gjitha;  sepse, pasi ju ti keni bere keto gjera, neqoftese ju nuk ndihmoni " nevojtaret dhe te cveshurit dhe nuk vizitoni te semuret dhe te mjeruarit dhe " nuk u jepni atyre nga gjeja juaj,ne qofte se keni, atyre qe kane nevoje - une ju them juve, ne qofte se ju nuk beni ndonje nga keto gjera,vini re, "lutja juaj eshte e" kote dhe nuk ju vlen per asgje dhe ju jeni si hipokritet qe mohojne besimin." (Alma 34 :27-28 )

 

Ne momente te caktuara kur njerezit qe na rrethojne kalojne prova te veshtira ne jeten e tyre, atehere shfaqet tek secili prej nesh ajo ane e karakterit qe tregon se sa te ndjeshem jemi ndaj bashkeqenieve tona dhe se sa i zbatojme ne jeten tone te perditeshme mesimet e Shpetimtarit tone Jezu Krishtit.

 

Duke pare situaten e krijuar nga permbytjet ne vendin tone dhe situaten e veshtire ekonomike te disa prej anetareve te Kishes, presidenca e Shoqates se ndihmes se Kunjit organizoi nje aktivitet ne te cilin perfshiu presidencat e Shoqates ne kater lagjet e Tiranes , te cilat do te organizonin motrat ne lagjet e tyre, me qellimin per te dhuruar nga vetja ushqime dhe veshje per familjet ne veshtiresi. 

 

Si pasoje u grumbullua nje sasi e madhe veshjesh, batanijesh, peshqiresh, carcafesh  etj, si dhe nje sasi e konsiderueshme ushqimesh Te cilat ju ndane menjehere familjeve nevojtare dhe nje pjese e tyre u dergua ne Shkollen Musine Kokalari ne Kombinat per te mbeshtetur nxenesit e klases se 8 , te demtuar nga permbytja. 

   

Jemi mirenjohese per gadishmerine e udheheqeseve te shoqates se Ndihmes  dhe te gjithe anetareve qe hoqen dicka nga vetja duke sakrifikuar per te tjeret..

 

Ato vepruan ashtu sic Jezusi na ka urdheruar  " qe te gjitha gjerat qe do te deshironi t'ju a bejne njerezit, u a beni edhe ju atyre, pasi ky eshte ligji dhe profetet ". (3 Nefi 14 : 12 )

 

Duke bere vepra te tilla miresie secila nga motrat eshte afruar me prane Shpetimtarit dhe ka bere qe : " te shkelqeje drita e tyre para njerezve qe duke pare veprat e tyre te mira , te levdojne Atin tuaj qe eshte ne Qiej " (3 Nefi 12 : 16 )

 

Falemderit seciles prej jush. Ju duam shume. Zoti ju bekofte.

 

Presidenca e Shoqates se ndihmes se Kunjit.