Dil nga lundrimi kryesor

Mbrojtësi i Lirisë Fetare Merr Çmim

Mbrojtësi i Lirisë Fetare Merr Çmim

Në paraqitjen e çmimit, Plaku Lens B. Uikmen, anëtar i këshillit të përgjithshëm për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe anëtar nderi i Të Shtatëdhjetëve, e falënderoi Dr. Diopin që është mik me Kishën, ashtu siç ishte dhe Tomas L. Kejni.

Philadelphia-Kane-Award2-2017.jpg

Gjatë konferencës së saj vjetore në Filadelfia të Pensilvanisë, Shoqëria Ligjore J. Ruben Klark i vuri emrin e Tomas L. Kejnit Çmimit të saj Vjetor për Lirinë Fetare, i cili ishte një avokat në FiIadelfia që i erdhi në ndihmë Kishës së hershme për migrimin drejt Jutës dhe themelimin e shtetit të Jutës. Çmimi i jepet një individi që e ndjek shembullin e Tomas L. Kejnit nga karakteri dhe tiparet e tij për përkrahjen dhe mbrojtjen e lirisë fetare.

Philadelphia-Kane-Award3-2017.jpg

Dr. Diopi tha se ishte një nder të merrte çmimin që kishte emrin e një individi i cili luftoi për lirinë fetare dhe i ngriti moralisht të shtypurit që nuk ishin të besimit të tij. Ai shprehu mirënjohje edhe për miqësinë që pati me Plakun e ndjerë L. Tom Peri, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (1922–2015). Ai tha se e dinte nga shoqërimi i tij me të se Plaku Peri ishte një njeri i Perëndisë. Dr. Diopi u zotua të vepronte si Tomas L. Kejni dhe të luftonte për lirinë fetare për të gjithë dhe i nxiti të gjithë që ta pranonin të njëjtin zotim.