Dil nga lundrimi kryesor

Ejani të Adhurojmë Atë

Krishtlindje 2017/DSC01553.JPG

Kunji i Tiranës Shqipëri i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme organizoi mbrëmjen Shpirtërore të Krishtlindjes. Ky aktivitet i vecantë ishte i mbushur me aktivitete të ndryshme muzikore, shpirtërore dhe pjesë teatrale që portretizuan lindjen e fëmijës Jezus, si edhe rëndësinë qe Ai ka në jetën e gjithësecilit prej nesh.

Anëtare të kishës, miq dhe familjarë të tyre ishin të pranishëm, por jo vetëm, figura të njohura publike morën pjesë në këtë eveniment si kryetari i bashkise së Durrësit, figura të njohura të artit, arsimit, politikës si edhe të biznesit.

Aktiviteti filloi me korin që këndonte këngë shpirtërore dhe me misionarët që kishin përgatitur klasa prezantuese të ndryshme. Më pas të gjithë u mblodhën tek salla e madhe ku pasi dëgjuam fjalën përshëndetëse të Presidentit Anderson, të Misionit të Adriatikut Jugor dhe Presidentit Medlir Mema, të Kunjit të Tiranës Shqipëri të gjithë shijuan dhe ndoqën prezantimin e lindjes së Shpëtimtarit të shoqëruar me muzikë lartësuese të korit të Kunjit të Tiranës Shqipëri.

Ky aktivitet ishte aktiviteti hapës i një sërë aktivitetesh shërbimi që do kryen më pas.

Krishtlindje 2017/DSC01541.JPG
Krishtlindje 2017/DSC01548.JPG
Krishtlindje 2017/DSC01553.JPG
Krishtlindje 2017/DSC01555.JPG