Lajme nga Shqipëria - 14. janar 2012 |
Mënyra më e zakonshme e publikut për t’i identifikuar anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është nëpërmjet termit “Mormonë”Mormons. Mënyra se si ndihet Kisha rreth atij termi dhe përshtatshmërisë së tij në kategorizimin e anëtarëve ose aspekteve të Kishës është një temë e zakonshme bisede. Për shembull, në fillim të këtij muaji, një artikull në faqen kryesore tëa front-page article in gazetës “Salt Lake Tribune” e trajtoi këtë çështje.
Njerëzit filluan t’ju drejtohen shenjtorëve të ditëve të mëvonshme si “Mormonë” në shekullin XIX, pak pasi Kisha u krijua. Fjala vjen nga Libri i Mormonit, një libër i shenjtë i shkrimeve të shenjta i përdorur nga mormonët, përveç Biblës. Nofka mbeti dhe që atëherë është përdorur nga anëtarët e Kishës si një version i shkurtuar i “shenjtorëve të ditëve të mëvonshme”.
Megjithatë, termi nuk zëvendëson emrin e vërtetë të Kishës. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është emri i urdhëruar në shkrimet e shenjtamandated in scripture në vitin 1838. Ta quash atë “Kisha Mormone” ose “Kisha SHDM” lë pa përmendur pjesën më kryesore të Kishës: Jezu Krishtin. Për pasojë, Kisha nuk i referohet vetes si “Kisha Mormone” dhe e kundërshton përdorimin e atij termi.
Kisha e ritheksoi atë qëndrim në shkurt të 2001-it, kur ajo i nxiti publikisht median informuese dhe publikun që të përdorin emrin e duhur të Kishës. Për ta përmbledhur: Nuk përbën ndonjë problem përdorimi i termit “Mormon” për t’ju drejtuar anëtarëve të Kishës, por ne shtuam: “Ju lutemi, mos e përdorni termin ‘Kisha Mormone’ si një zëvendësues për ‘Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme’”.
Interneti i ka sjellë kësaj çështjeje një shtrirje tjetër. Duke qenë se njerëzit që kërkojnë informacion mbi Kishën, në përgjithësi në motorin e tyre të kërkimit shkruajnë termin “Mormon”Mormon, Kishës i duhet ta përshtasë atë realitet. Si rrjedhojë, shumë histori dhe tituj artikujsh në Redaksi përdorin rregullisht termin “Mormon” ose “Mormonë”, kështu që deklaratat, qëndrimet, politikat dhe historitë e Kishës ka më shumë gjasa që të kapen nga kërkime të rastësishme në internet.
Kisha herë pas here dhe dukshëm e ka përdorur termin gjatë dekadës së mëparshme. Në tetor të 2001-it -- në të njëjtin vit kur Kisha ritheksoi emrin e saj zyrtar -- ajo gjithashtu krijoi një faqe të re e të rëndësishme interneti, Mormon.org, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth mormonizmit.
Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur me faktin se media po e përdor më shpesh se në të kaluarën emrin e plotë të Kishës dhe se shkrimtarët po e përdorin në mënyrë korrekte termin “Mormon”.