Shërbimet Humanitare - 16. shtator 2011

 

Duart Ndihmëtare Mormone në Afrikë Festojnë Pesë Vjetë Vullnetarizëm

Duart Ndihmëtare Mormone në Afrikë Festojnë Pesë Vjetë Vullnetarizëm

31 gusht 2011 — Solt-Lejk-Siti

Lajme nga Shtypi

Më shumë se 120.000 orë shërbimi u kryen në mbi 40 vende afrikane, Madagaskar, Reunion dhe Mauricius për festimin e 5-vjetorit të ditës së Duarve Ndihmëtare Mormone të të gjithë Afrikës, të shtunën, më 20 gusht 2011.

Morën pjesë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga Johanesburgu (Afrika e Jugut) në Nairobi (Kenia), Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) në Maputo (Mozambik), Harare (Zimbabve) në Akra (Ganë), Lusaka (Zambia) në Gaborone (Botsvanë) dhe Luanda (Angolë) në Uind’hoëk (Namibi).

Plaku Stefën Harms, një misionar për Kishën, tha: "Larja e dritareve, tëharrja, mbjellja e perimeve, mbledhja e mbeturinave dhe zbukurimi i komuniteteve janë mënyrat se si ne tregojmë dëshirën tonë për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit. Ne përpiqemi të shërbejmë siç shërbeu Ai.”

Ai shpjegoi se dita e shërbimit përfshiu tre objektiva: “Ndërtimin e marrëdhënieve me udhëheqësit e komunitetit, forcimin dhe bashkimin e familjeve dhe ndërtimin e një komuniteti më të mirë nëpërmjet shërbimit.”

Duart Ndihmëtare Mormone është një program mbarëbotëror ku shenjtorët e ditëve të mëvonshme përfshihen në komunitetet e tyre për të ofruar shërbim dhe për të ndihmuar ata në nevojë.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme në zonën e Afrikës lindore të <st1:place w:st="on"><st1:City w:st="on">Bujumbura</st1:City>, <st1:country-region w:st="on">Burundi</st1:country-region></st1:place>, punuan me një shoqatë lagjeje për të pastruar një kanal kullimi që ishte i mbuluar me barëra të këqija. Rreth 30 anëtarë dhe misionarë me jelek të verdhë punuan krah për krah me anëtarët e komunitetit me “krrap krrap“ (drapër) dhe griba për të pastruar barërat e këqija dhe mbeturinat. Përgjegjësi i shoqatës së lagjes, në fund të projektit i falënderoi të gjithë për përpjekjet e tyre.

Në afërsi të Keip Taun-it në Afrikën e Jugut, kongregacionet e Kishës në Mitçëlls Pllein, Kjullitsha, Samërset Uest, Parll, Gagjuletu, Medourixh, Moubrei dhe Fish Houk punuan në Qendrën e Kujdesit të Paanshëm të Komunitetit të Bikënveill-it.

Ata krasitën pemët, shkulën barërat e këqija, pastruan lehet, prenë barin e rritur shumë, lanë dritaret dhe mbollën një kopsht perimesh. Kisha dhuroi përzierje plehu si dhe karota dhe fara perimesh si një mënyrë për të ndihmuar banorët e qendrës që të ushqehen.

Në Lubumbashi në RD të Kongos, televizioni lokal NYOTA TV, mbuloi gjerërisht ditën e Duarve Ndihmëtare Mormone të të gjithë Afrikës dhe transmetoi më shumë se 20 herë një intervistë me Plakun Alan F. Paker, të Të Shtatëdhjetëshes. Historia u përqendrua në doktrinën e Kishës, 75-vjetorin e programit të mirëqenies dhe përpjekjet e Duarve Ndihmëtare Mormone. Folësi e niste çdo transmetim lajmesh me një prezantim në lidhje me Kishën, duke e përshkruar atë si një fe të krishterë.

Kongregacioni në Johanesburg të Rendbërg-ut ambalazhoi batanije dhe më pas i shpërndau ato së bashku me ushqime te familjet në nevojë në një kopsht në komunën e Dipslut-it.