Shërbimet Humanitare - 16. shtator 2011

 

10.000 Kruna Daneze iu Dhuruan Fondacionit “Zemra e Fëmijëve”

30 gusht 2011

Fondacioni “Zemra e Fëmijëve” në Gladsaks të Danimarkës është marrësi i një çeku prej 10.000 Krunash Daneze, ekuivalente me 1.342,41 Euro, për punën e tyre me fëmijët me probleme në zemër.

Këtë vit, përvjetori i Ditës së Shëndetit në Gladsaks u bë në bashkëpunim me Qendrën për të Moshuarit, Qendrën për Kancerin, Fondacionin e Zemrës dhe Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kishën Mormone) në Maglegards Ale. Ndërsa pjesëmarrësit kaluan vende të paracaktuara një kilometërshe gjatë rrugës që kalonte përmes Uterslev Mozes, u dhanë dhurimet për Fondacionin “Zemra e Fëmijëve”. Nga fundi i aktivitetit, u paraqit një çek prej 10.000 Krunash Daneze.

Kryetari i Bashkisë së Gladsaks-it, Karin Sojberg Holst, i uroi mirëseardhjen dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit gjatë rrugës së tyre. Pas ecjes, të gjithë u ftuan për të vizituar tendat e ngritura nga Shoqata e Zemrës për të dhuruar gjak, për të provuar defibrilatorin dhe për të mësuar rreth "hjertesti-së" së zonës (patologjia e zemrës). Tenda e “Qendrës së Kancerit” shpjegoi rëndësinë e dietës së mirë dhe tenda e “Qendrës për të Moshuarit" ngazëlleu nga mbështetja e madhe që ata kishin për punën e tyre dhe aktivitetet e shumta të zonës në Gladsaks. Tenda e “Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” paraqiti informacione mbi rëndësinë e shëndetit dhe punën e tyre në parandalimin e problemeve të varësisë.

Përpara një fjalimi të dhënë nga këshilltarja e familjes Lola Xhensën, një personalitet televiziv, u shërbye dreka. Ajo diskutoi mbi këshillat për jetën familjare dhe me një prezantim humoristik, përshkroi rolet e shumta, të ndryshme në familje.