Lajme nga Bota - 25. nntor 2011

 

Trashëgimia Islandeze Midis Mormonëve

Më 16 korrik 2011, tetëdhjetë e gjashtë islandezë, shenjtorë të ditëve të mëvonshme nga degët e Selfos dhe Rejkjavikut, u mblodhën në ishullin e Heimait në Vestmanajër të Islandës për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozitë-muzeumi të përhershëm në Muzeun e Hapur të Vestmanajërit të titulluar: “Trashëgimia Islandeze Midis Mormonëve”. Duke udhëtuar disa kilometra me makinë dhe traget, shenjtorët si dhe qytetarët e Vestmanajërit u mblodhën në një pasdite të bukur të shtune për këtë ngjarje frymëzuese. Programi filloi në “Monumentin për Emigrantët” që përkujton ata shenjtorë islandezë që përqafuan Mormonizmin dhe që u mblodhën në Juta midis viteve 1854-1914.

Si pjesë e programit të drejtuar nga Keri Bjarnason, drejtues bibliotekar i bibliotekës së Vestmanajërit, anëtarët lokalë të kishës formuan një kor të kombinuar dhe paraqitën disa himne frymëzuese për rivendosjen. Më pas të pranishmit hipën në autobusa dhe furgona për të bërë një turne në ishull, për të parë vendet ku shenjtorët e parë jetuan dikur dhe për të mësuar për historinë e çmuar të Vestmanajërit. Ky turne përfundoi në Muzeun e Hapur të Vestmanajërit, ku disa iu drejtuan auditorit.

Friorik Bjorgvinson, një inxhinier në Vestmanajër, foli rreth historisë së hershme të mormonëve në ishull. Pall Marvin Xhonson, drejtor i Qendrës “Nolixh” në Vestmanajër dhe anëtar i këshillit të qytetit, shprehu mirënjohjen e tij për ata që zhvilluan ekspozitën, dhe Stivën L.Olsen, përgjegjës i lartë i Departamentit të Historisë së Kishës, dha një përshkrim të përmbajtjes së saj. Kim R. Uillson, kryetar i Krijimit të Vendeve Historike të Mormonëve i cili hapi zyrtarisht ekspozitën, shprehu se si dhuruesit bujarë të Jutas dolën vullnetarë për të ndihmuar në sigurimin e fondeve për ekspozitën.