Shërbimet Humanitare - 23. nëntor 2011 |
Në fillim të shtatorit një Kishë e krishterë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, solli furnizime dhe pajisje mjekësore me vlerën 25.000 $ së bashku me një ekip prej 4 profesionistësh për Trajnimin Kombëtar për Rigjallërimin e të Porsalindurve (TKP) në Moldavi, për të mësuar 150 ofruesit e kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekët neatologë, si të ndihmojnë foshnjat e porsalindura që luftojnë për të mbijetuar. Dy minutat e para në jetën e një të porsalinduri janë vendimtare.
Spitaleve në Kishinau dhe Balti iu dhanë manekina për mësimdhënie, sonda për laringun, bombola oksigjeni dhe maska për të mësuar kurset. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme siguroi të gjitha materialet për kurset përveç pajisjeve mjekësore për spitalet periferike. Ofruesit e kujdesit shëndetësor që përfaqësojnë spitale të ndryshme në vend, morën pjesë në trajnim me shpresën se do të mësonin kurset në zonat e tyre lokale. Pjesëmarrësit u kthyen në spitalet e tyre me materialet për mësimdhënie, furnizimet dhe pajisjet. Spitalet raportuan se shpresa për rezultate, ulja e vdekshmërisë së të porsalindurve, është përmbushur tashmë, për gëzimin e madh të prindërve të rinj dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor.
Gjatë dy dekadave të fundit, qytetarët e Moldavisë kanë marrë 2.7 milion dollarë në shërbime humanitare nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Kur u pyetën se përse Kisha jep me kaq gatishmëri, atyre u ishte thënë se Kisha beson se ne jemi të gjithë fëmijët e Perëndisë dhe po përpiqemi të ndjekim mësimin e Jezu Krishtit për të ndihmuar bashkëqeniet tona.