Lajme nga Bota - 12. nntor 2011

 

Apostulli Mormon Nxit Tolerancë, Urtësi në Përkrahjen e Lirisë Fetare

Plaku Dallin H. Ouks

12 shtator 2011 -- Solt-Lejk-Siti

Njoftim për Shtyp

Në një fjalim drejtuar të rinjve në moshë madhore me titull “E Vërteta dhe Toleranca” më 11 shtator, Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, foli për katër parimet kryesore që duhet të qeverisin pjesëmarrjen fetare në diskutimin publik.

Të dish se si të komunikosh me përkatësi dhe me çiltërsi në diskutimin publik është vendimtare, tha Plaku Ouks, sepse “të jetuarit së bashku me respekt të ndërsjellë për ndryshimet e njëri-tjetrit është një sfidë në botën e sotme”. Plaku Ouks theksoi se në jetën fetare dhe publike e vërteta dhe toleranca shkojnë së bashku. “Ne duhet të ngrihemi për të vërtetën, edhe kur praktikojmë tolerancë dhe respekt për besimet dhe idetë e ndryshme nga tonat dhe për njerëzit që i besojnë ato.”

Për të ndihmuar në një kuptim më të mirë se si pjesëmarrja në diskutimin publik duhet të jetë “informuar për balancimin midis të vërtetës dhe tolerancës”, Plaku Ouks ofroi parimet e mëposhtme si një udhëzues:

“Kur besimtarët në Jezu Krisht i çojnë pikëpamjet e tyre të së vërtetës në diskutimin publik, ata duhet të kërkojnë frymëzim nga Zoti që të jenë përzgjedhës dhe të mençur për të zgjedhur se cilat parime të vërteta kërkojnë të mbështesin me anë të ligjit apo veprimit ekzekutiv. Në përgjithësi, ata duhet të shmangen nga kërkimi i ligjeve apo veprimeve administrative për të lehtësuar besimet që janë dalluese për besimtarët, të tilla si detyrimi i akteve të adhurimit, qoftë edhe tërthorazi. Besimtarët mund të jenë më pak të kujdesshëm në kërkimin e veprimit qeveritar që do t’u shërbente parimeve më gjerë se thjesht duke lehtësuar praktikimin e besimeve të tyre, të tilla si ligjet lidhur me shëndetin publik, sigurinë dhe parimet morale.”

                “Kur besimtarët kërkojnë të çojnë përpara pozitat e tyre në diskutimin publik, metodat e tyre dhe mbrojtja e tyre duhet gjithmonë të jenë tolerante për opinionet dhe pozitat e atyre që nuk kanë besimet e tyre. Ne nuk duhet të shtojmë tek skajshmëria që ndan shoqërinë tonë. Si besimtarë ne gjithmonë duhet të flasim me dashuri dhe të tregojmë durim, mirëkuptim e dhembshuri ndaj kundërshtarëve tanë. Besimtarët e krishterë janë nën urdhërimin për t’i dashur fqinjët e tyre, për t’i falur dhe për t’u bërë mirë atyre që i keqtrajtojnë. … Si besimtarë, ne gjithashtu duhet të formulojmë argumentet dhe pikëpamjet tona në mënyra që të kontribuojnë në diskutimin dhe ujdinë e arsyeshme që janë thelbësore në qeverisjen demokratike në një shoqëri pluraliste. Me këto mjete, ne do të kontribuojmë në mirësjelljen që është thelbësore për të ruajtur qytetërimin tonë.”

                “Besimtarët nuk duhet të frenohen nga përgjegjësia familjare që ata po përpiqen të legalizojnë moralitetin. Shumë fusha të ligjit janë bazuar në moralitetin judeo/kristian dhe kanë qenë për shekuj. Qytetërimi ynë është bazuar në moralitet dhe nuk mund të ekzistojë pa të.”

                “Besimtarët nuk duhet të zbrapsen nga kërkimi i ligjeve për ruajtjen e kushteve apo politikave publike, që i ndihmojnë ata në ushtrimin e kërkesave të besimit të tyre, atje ku këto kushte apo politika janë të favorshme gjithashtu për shëndetin publik, sigurinë apo moralin. … Por atje ku besimtarët janë në shumicë, ata gjithmonë duhet të jenë të ndjeshëm ndaj pikëpamjeve të pakicës.”

Në përfundim, Plaku Ouks i nxiti shenjtorët e ditëve të mëvonshme që të jenë “më të mençur dhe të shkathët në shpjegimin e në zbatimin e pikëpamjeve tona dhe në ushtrimin e ndikimit tonë kur e kemi atë”.