Shërbimet Humanitare - 26. korrik 2011 |
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nË Norvegji reagon pas tragjedisË
Qeverisë norvegjeze iu dërgua një letër ngushëllimi nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Norvegji. Kisha në Norvegji po planifikon të organizojë një Ditë për Dhurim Gjaku, si një shërbim ndaj kujdesit shëndetësor dhe si një mënyrë për të kujtuar të plagosurit dhe viktimat. Kisha gjithashtu, po vë në dispozicion grupe nga Duart Ndihmëtare Mormone për të dhënë ndihmë dhe mbështetje në zonat ku janë të nevojshme.