Lajme nga Bota - 10. gusht 2011

 

Sheshxhirim i Ri për të Ndihmuar që të Paraqitet Jeta e Jezu Krishtit

Një mur i prapmë në Sheshxhirimin e Filmit të Jeruzalemit, pranë Goshenit në Juta.

Sheshxhirim i Ri për të Ndihmuar që të Paraqitet Jeta e Jezu Krishtit

Vetëm 90 kilometra në jug të Solt-Lejk-Sitit në Juta, në mes të zonës bujqësore, ndodhet një riprodhim prej 1.2 hektarësh i Jeruzalemit të lashtë. Ai është një sheshxhirim i ri i krijuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për të xhiruar duzina episode që paraqesin jetën e Jezu Krishtit siç shënohet në Dhiatën e Re.

“Ne ndjekim mësimet e Jezu Krishtit”, tha Plaku Lin G. Robins, autoritet i përgjithshëm dhe drejtor ekzekutiv i Departamentit të Shërbimeve Mediatike të Kishës. “Një nga qëllimet kryesore të ndërtimit të Sheshxhirimit të Filmave të Jeruzalemit është që të ndihmohet bota për ta kuptuar më mirë jetën dhe shërbesën e Shpëtimtarit Jezu Krisht.”

Gjetja e Vendndodhjes Ideale

U deshën muaj kërkimi për të gjetur vendndodhjen ideale, sipas Xhon Uibel-it, drejtor i zhvillimit krijues të ngjarjeve në Departamentin e Shërbimeve Mediatike. “Ne kërkuam një vend ku të rikrijonim Tokën e Shenjtë në pronësi të Kishës nga Logani deri në Sent- Xhorxh, në Juta”, tha ai.

Më në fund, një pjesë toke u gjend në Kontenë e Jutas së jugut pranë qytezës së vogël të Goshenit. Ajo ndodhet pranë Studios Filmike të Kishës në Provo dhe i zotëron të gjitha cilësitë unike për projektin.

“Mrekullisht, në pranverën e vitit të kaluar ne hasëm në këtë pjesë toke dhe sinqerisht, ajo ka gjithçka që na nevojitet”, tha Uibeli.

Përveç sipërfaqes së tokës në të cilën është vendosur Sheshxhirimi i Filmit, prona përmban dhe shkretëtirë të ngjashme me Rrafshinat e Judesë, duna rëre, një lumë që i përngjan në mënyrë ideale lumit të lashtë Jordan ku u pagëzua Jezusi nga Gjon Pagëzori dhe një zonë të përshtatshme për Kopshtin e Gjetsemanit kur Shpëtimtari shleu për mëkatet e njerëzimit.

“Pjesa sfiduese e kompozimit është përpjekja për t’i bashkëngjitur pjesët e skenave të këtij projekti në hapësirën më të vogël të mundshme”, tha Uibel, “duke kursyer para në këtë mënyrë, por megjithatë duke i siguruar ato pamje që do të përshkruajnë më me saktësi shërbesën tokësoretë Shpëtimtarit.”

Përdorimi i Filmave

Sekuencat filmike në Sheshxhirimin e Filmit të Jeruzalemit do të jenë të dobishme për Sistemin Arsimor të Kishës, programin e Shkollës të së Dielës, përpjekjet e misionarëve, paraqitjet në qendrën e vizitorëve dhe projekte të tjera të larmishme. Për më tepër, projektet që do të dalin nga sheshxhirimi do të ndihmojnë të gjithë njerëzit që ta kuptojnë dhe ta vlerësojnë më mirë jetën e Jezu Krishtit.

“Në fund të fundit, synimi është të krijohet një trup pune prej të cilit mund të përfitojmë që të flasë krejtësisht për çdo aspekt të jetës së Jezusit”, tha Uibeli.

Data e Përfundimit

Ngritja e sheshxhirimit nisi në nëntor të 2010-ës dhe është planifikuar që të përfundojë nga vjeshta e 2011-ës. Sheshxhirimi është ndërtuar që të vazhdojë për më shumë se 20 vjet. Vendi nuk është i hapur për publikun.

 

Diçitura për fotografinë:

 

Foto #1

 

Diçitura: Një mur i prapmë në Sheshxhirimin e Filmit të Jeruzalemit, pranë Goshenit në Juta.

© 2011 nga Intellectual Reserve, Inc.; Të gjitha të drejtat rezervohen