Lajme nga Shqipëria - 09. shtator 2010

 

Kartat Për Shpërndarje

"Kartat për Shpërndarje” të reja do të mbërrijnë në çdo lagje dhe degë kësaj vere. Këto karta të siguruara nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë një mënyrë e lehtë dhe e volitshme për anëtarët e Kishës per ndarjen e Ungjillit. Plaku Dallin H. Oaks tha se ato janë "mjaftueshëm të vogla për t'u mbajtur në një xhep këmishe apo portofoli, për t’iu ofruar miqve tanë apo personave të rastit një material Kishe pa pagesë, të tillë si video apo kopje të Librit të Mormonit dhe të përfshijnë një numër telefoni ku ata mund ta kërkojnë dhuratën. Kartat gjithashtu mund të ftojnë miqtë tanë të vizitojnë faqen e Kishës në internet."

 

Kartat e reja që do të përdoren në Zonën e Europës i kanë tani të gjitha këto karakteristika; ato ofrojnë një material të Kishës, kanë një numër telefoni për marrësin që të telefonojë dhe shënohet në të edhe adresa e internetit të vendit. Faqet e internetit të vendeve janë rimodeluar për t’i paraqitur kartat në secilën nga gjuhët vendase në një mënyrë më tërheqëse dhe intuitive; ato do t’u lejojnë përdoruesve të orientohen më lehtë në përmbajtjen dhe të ndajnë atë që duan me të tjerët nëpërmjet lidhjeve shoqërore.

 

Në të njëjtën kohë,karta me një konceptim të ri  po shpërndahen gjithashtu në të gjitha Qendrat për të Rinjtë në Moshë Madhore në Zonën e Europës. Ato janë modeluar rreth pyetjeve të një shpirti për konvertim dhe ftojnë marrësin të vizitojë faqen e internetit të vendit, ku do të mund të gjejnë përgjigje për ato pyetje dhe të shohin dhe dëgjojnë videot e anëtarëve vendas me dëshmitë e tyre.

 

“Këto karta me të vërtet funksionojnë, unë kam parë sesi ato ndihmojnë dhe nxisin anëtarët të ndajnë Ungjillin. Ne i ftojmë të gjithë anëtarët dhe të rinjtë t’i përdorin ato gjithë kohën" tha Plaku Teixeira, anëtar i Presidencisë së Zonës.