Kirche Jesu Christi der Heiligen der Letzten Tage
Shërbimet Humanitare - 06. maj 2010

 

Kisha Ndihmon Fëmijë Shkolle Afrikanë me Ujë e Mjete Shkollore

Kisha Ndihmon Fëmijë Shkolle Afrikanë me Ujë e Mjete Shkollore
KANIEMAZANE, Afrika e Jugut, 23 mars 2010 Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka ndihmuar për të plotësuar një nevojë thelbësore për 960 fëmijë në Shkollën Fillore Vulamasongo në Kaniemazane të Afrikës së Jugut.
Plaku F. Majkëll Uatson, një udhëheqës i Kishës që mbikëqyr Afrikën Juglindore, bëri një vizitë në shkollë për të falënderuar administratorët që i lejuan Kishës ta përdorë shkollën për shërbime të kishës, kur mësoi se qyteti e ndërpret zakonshëm furnizimin me ujë të shkollës pa njoftuar. Ky veprim i ka penguar nxënësit të kenë një vakt të gatuar dhe të përdorin tualetet. Shumë prej fëmijëve janë jetimë dhe i vetmi vakt që marrin çdo ditë është dreka e shkollës. Kisha dhuroi një depozitë urgjence uji 5.000 litërshe për të plotësuar mungesën kur uji ndërpritet.

PËRSHKRIMI
Depozita 5.000 litërshe e ujit e është vendosur.
Kisha ia dha shkollës zyrtarisht depozitën e ujit në një ceremoni të veçantë dorëzimi të premten, më 19 mars 2010. Morën pjesë më shumë se 100 prindër, bashkë me udhëheqës arsimi dhe drejtues nga shkollat fqinje. Kisha u dha gjithashtu të 960 nxënësve çanta me mjete shkollore bazë dhe lodra të veçanta për fëmijët parashkollorë.
Duke u folur drejtpërsëdrejti fëmijëve, Plaku Uatson tha: “Ne kemi sjellë sot çanta shkolle dhe një depozitë uji kaq të nevojshme për t’ju ndihmuar, por në kthim, ju na keni dhënë shumë më tepër. Dhurata juaj për ne është dashuria e ndier thellë në zemrat tona.”
Plaku Uatson dhe bashkëshortja e tij, Xholena, u shoqëruan në aktivitet nga çiftet misionarë të çështjeve me publikun dhe ndihmës humanitare me qendër në Johanesburg dhe misionarë të tjerë që shërbejnë në shkallë vendore në zonë.
Dr. G. D. A. Manzini nga Departamenti Qeveritar i Edukimit i Provincës Mpumalanga shprehu vlerësim për dhurimin nga Kisha të depozitës aq të nevojshme të ujit dhe mjeteve shkollore. Ai tha: “Jemi të përulur nga gjesti juaj. Ajo që keni bërë do të mbetet e ngulitur në mendjet e të gjithë nxënësve që janë këtu sot.”
Dr. Manzini foli gjithashtu për nevojën e përfshirjes së prindërve dhe u kujtoi nxënësve e prindërve se fëmijët sot mund të flasin anglisht për shkak të përpjekjeve të misionarëve nga Kisha: “Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku dhe feja e edukimi fillojnë në shtëpi.”
Kishës iu paraqit një certifikatë vlerësimi nga Departamenti i Edukimit i Mpumalangës si vlerësim i partneritetit dhe mbështetjes së shquar për zhvillimin shkollor dhe për sjelljen e shpresës dhe ndihmës. Një kor i fëmijëve të shkollës kënduan për drejtorin e tyre të shkollës, Rafael Firi, dhe nxënës të tjerë u veshën me kostume tradicionale dhe interpretuan valle popullore të vendit të tyre.
Kisha ka dy kongregacione të vogla në rajonin e Nelspruitit. Dy nga gjashtë misionarët kohëplotë që shërbejnë në zonë, janë ftuar nga shkolla të zhvillojnë mësim anglishteje dy ditë në javë dhe mbajnë një mbrëmje shpirtërore në shkollë çdo të mërkurë.
Ndihma humanitare në formën e asistencës për fatkeqësi natyrore, të pajisjeve mjekësore, ujit të pastër, karrigeve me rrota dhe mjeteve shkollore ka qenë një ndihmë e madhe për banorët e zonës. Kisha ka dhuruar një sasi të konsiderueshme në formën e ndihmës humanitare në vitin 2009 në 19 vende në Afrikën Juglindore.