Lajme nga Bota - 04. maj 2010

 

Çmimi për Vlerat Familjare për Prokuroren e Përgjithshme të Anglisë dhe Veprimtaren Mediatike të Mbretërisë së Bashkuar

 
Çmimi për Vlerat Familjare për Prokuroren e Përgjithshme të Anglisë dhe Veprimtaren Mediatike të Mbretërisë së Bashkuar       
       


19 mars 2010 -
Baronesha Skotland [Baroness Scotland] e Asthal-it, Këshilltare e Mbretëreshës, Prokurore e Përgjithshme e Anglisë dhe Uellsit, ka marrë Çmimin për Vlerat Familjare për vitin 2010 – që iu dha në Godinën e Parlamentit, më 18 mars, për vëmendjen ndaj luftës kundër dhunës në shtëpi. Çdo vit, Çmimi për Vlerat Familjare u jepet nga Kisha, anëtarëve të komunitetit që kanë dhënë ndihmesa të rëndësishme në mbështetje të jetës familjare.
Gjithashtu për t’u lavdëruar ishte mbrojtësja e standardeve të transmetimeve, Vivian Patison [Vivienne Pattison], Drejtoreshë e Mediawatch-UK [Vëzhguesve të Medias – Mbretëria e Bashkuar], e cila bën fushatë për përgjegjësi morale prej mediave.
Çmimi sponsorizohet nga Kisha, si pjesë e përpjekjes së saj ndërkombëtare në përkrahjen e familjes, si njësia themelore e shoqërisë. Aktiviteti u organizua nga Anëtari i Parlamentit, Terri Runei [Terry Rooney], dhe morën pjesë akademikë kryesorë dhe udhëheqës opinionistë me interes profesional në çështjet familjare.
Baronesha Skotland, Prokurore e Përgjithshme që prej qershorit 2007, u nderua me vlerësim për “punën [e saj], përgjatë shumë vitesh, në mbështetje të familjeve, veçanërisht nëpërmjet përqendrimit të saj në ndalimin e dhunës në shtëpi”. Motivacioni vlerësoi përpjekjet e Baroneshës Skotland “në shkaktimin e një ndryshimi sistematik dhe strukturor, me anë të paraqitjes së gjyqeve specialiste me gjyqtar dhe trup gjykues të trajnuar, avokatë, policë, oficerë të lirimit me kusht dhe këshilltarë të pavarur mbi dhunën në shtëpi, që u sigurojnë mbështetje viktimave”.
Me marrjen e çmimit, Baronesha Skotland tha: “Familjet janë gurthemeli i shoqërisë sonë. Mbrojtja e tyre dhe zvogëlimi i rasteve të reja të dhunës në shtëpi, ka qenë një pjesë e madhe e punës sime në qeveri. Jam krenare që kam qenë në gjendje të ndihmoj dhe në ortakëri me shumë të tjerë që merren me këtë çështje; dhe falënderoj Kishën dhe Anëtarin e Parlamentit Terri Runei për nderin e këtij çmimi dhe vlerësimi.”
Ajo me modesti komentoi: “Nuk mendoj se e meritoj këtë çmim. Çfarëdo që kam bërë, është realizuar me anë të hirit të Perëndisë.”
Baronesha Skotland arsyetoi mbi vetë mjedisin e saj familjar: “Unë u rrita në një familje të dashur dhe me mundësi. Mendoja se njerëzit ishin të magjishëm - tërheqës, të zgjuar dhe të pashëm, dhe mendoja se kjo ishte normale”, por ajo zbuloi se në shoqëri, “Ka kaq shumë zemërim dhe hidhësi në familje, kjo është si një sëmundje brejtëse”.
Baronesha Skotland tha se kostoja në tërësi e dhunës në shtëpi për shoqërinë britanike, vetëm në terma monetare është vlerësuar 23 bilion paund britanik në vit.
“Lutuni për familjet që vuajnë”, tha ajo.
Baronesha Skotland është e mirënjohur për besimin katolik dhe çmimi nga shenjtorët e ditëve të mëvonshëm pasqyron afrimitetin mes besimeve.
Vivian Patison, Drejtoreshë e Mediawatch-UK, mori gjithashtu Çmimin e 2010-s për Vlerat Familjare, për “Përpjekjet [e saj] në mbrojtje të transmetimeve të përgjegjshme shoqërore dhe kundër përmbajtjes që është fyese dhe e dëmshme, për shembull dhunës, të folurit të keq dhe pornografisë ... Prirjet e natyrshme të Vivianës janë për të ngritur një zë shqetësimi dhe proteste, shpesh të vetmuar dhe ndonjëherë tallës”.
Vivian Patison tha: “Nuk mendoj se Hilari Klinton [Hilary Clinton] është personi i parë që vë në dukje se kërkohet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por ajo ka plotësisht të drejtë. Fatkeqësisht, shumë pak prej nesh jetojnë me të vërtetë në fshat, ku njerëz të vërtetë rrisin fëmijët tanë dhe duhet të jetojnë me pasojat. Përkundrazi, shumë prej fëmijëve tanë banojnë në një fshat praktikisht të ndërlikuar, që përmbledh materiale që transmetohen, faqe rrjetesh shoqërore interneti, vende bisedimi në internet [çat] dhe video sipas kërkesës. Në këtë kohë shumë-mediatike, shumë prej 'pleqve’ të fshatrave, të cilët janë duke u përpjekur shkujdesur të rrisin fëmijët tanë, nuk po i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre.”
Ajo vijoi: “Transmetuesit audiovizivë dhe qeveritë kanë gjithashtu një përgjegjësi të mbështesin vlerat familjare; dhe ne bëjmë fushatë për transmetime të përgjegjshme nga ana shoqërore dhe për masa kuptimplote në mbështetje të prindërve dhe në mbrojtje të fëmijëve nga media e dëmshme."
Për të përfaqësuar Kishën për çmimet, ishte Plaku Stefan C. Kerr, i Shtatëdhjetë Zonal. Ai e cilësoi vlerësimin për Vlerat Familjare si "një çmim mirësie", duke shtuar: “Mos u shkurajoni nga ajo që portretizon media - ne nuk kemi sa duhet zëdhënës që mbrojnë familjen dhe roli i tyre nuk është i lehtë për t'u luajtur.” Ai tha: “Fëmijët kanë nevojë për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt që të marrin mësimet më të rëndësishme të jetës në shtëpi.” Ai gjithashtu citoi Presidentin Bojd K. Paker, i cili tha: “Shtëpia është një vend i shenjtë.”
Ceremonia e dhënies së çmimit këtë vit, ishte e gjashta herë që mbahej në Londër. Marrës të tij në të shkuarën përfshijnë Anëtarin e Parlamentit Rt Hon [Shumë të Nderuarin] Paul Boteng [Paul Boateng], Sekretar i Përgjithshëm për Thesarin i MB; Xhill Kirbi [Jill Kirby], Drejtor i Qendrës për Studimet Politike; Melani Filips [Melanie Phillips], gazetare kombëtare e gazetës Daily Mail; dhe Anëtarin e Parlamentit Xhon Betll [John Battle], këshilltar fetar i ish-Kryeministrit Toni Bler [Tony Blair]. Ky aktivitet organizohet nga Këshilli Londinez i Kishës mbi Çështjet Publike.

 

 

Fotografi - Rt Hon [Shumë e Nderuara] Baronesha Skotland e Asthal-it, Këshilltare e Mbretëreshës, marrëse e Çmimit për Vlerat Familjare 2010, me Plakun Stefen Kerr (në të majtë) dhe Terri Runei, Anëtar i Parlamentit (në të djathtë).