Lajme nga Bota - 16. janar 2010

 

Fondi i Përhershëm për Arsimimin Achieves Milestone

Fondi i Përhershëm për Arsimimin
Achieves Milestone

Solt-Lejk-Siti 21 Dhjetor 2009 Për këtë muaj, Fondi i Përhershëm për Arsimimin (FPA) i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka ndihmuar mbi 40.000 burra dhe gra nëpër botë që të marrin mundësi arsimimi, trajnimi dhe punësimi për të përmirësuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

·      

1.    Dilson Masiel de Kastro, i Riu, në punën e tij si infermier në Brazil. Fondi i Përhershëm për Arsimim (FPA) i dha mundësi të fitonte arsimimin e duhur.

 

   
·       

2.    Silvia O. H. Parra fitoi një diplomë në administrim biznesi me ndihmën e një huaje nga FPA.

 

 
·        

3.    Viviana Torres Nougera mori një hua nga FPA për të studiuar biznes ndërkombëtar

 


Përshkrimi


“Po rritet me shpejtësi”, tha drejtori ekzekutiv, Plaku Xhon K. Karmak. “Këtë vit, ne kemi 50 përqind aplikime më shumë krahasuar me vitin e shkuar. Vitin e kaluar gjithashtu pati një rritje të rëndësishme." Dhe Plaku Karmak e ndien se programi do të vazhdojë të rritet. Ai parashikon një kohë në të ardhmen kur ky program do të ndihmojë shumë më tepër, ndoshta 100.000 njerëz dhe më tepër.
FPA ka si qëllim të ndihmojë anëtarët e Kishës ndërmjet moshave 18 dhe 30 vjeç, shumë prej të cilëve misionarë të kthyer, që të marrin arsimim dhe punësim që përndryshe nuk do të ishte e mundur për ta. Tetë vjet më parë filloi në Meksiko, Peru dhe Kili. Sot, anëtarë të Kishës në 42 vende kanë mundësi për ta përdorur fondin.
Një i ri në Peru, i cili studioi për t’u bërë llogaritar tha: “Unë i jam kaq mirënjohës Perëndisë për këtë mundësi të madhe për të fituar atë që vëllezërit dhe motrat e mia nuk kishin, për të ndihmuar familjen time, për të përmbushur qëllimet e mia.”
“Fondi i Përhershëm për Arsimim shpërndan gjithashtu vetërespekt, shpresë”, tha Plaku Karmak. “Ai sapo ka filluar të realizojë vizionin e presidentit të mëparshëm të Kishës, Gordon B. Hinkli; presidentit tonë të tanishëm, Tomas S. Monson; dhe bordit tonë të drejtorëve."
Presidenti Hinkli fillimisht e modeloi fondin sipas stilit të Fondit të Përhershëm të Emigrimit të mesit dhe fundit të viteve 1800-të, i cili ndihmoi mbi 30.000 shenjtorë të ditëve të mëvonshme të imigronin nga Evropa për në luginën e Solt-Lejkut.
Kur Presidenti Hinkli themeloi FPA në vitin 2001, ai theksoi nevojën për të ndihmuar të tjerët që të mësojnë dhe përparojnë. Në një konferencë të Kishës, Presidenti Hinkli tha: “Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin më me zell. ... Ne duhet të bëjmë pak më shumë përpjekje për të ndihmuar ata që janë poshtë, në fund të shkallës. Ne duhet t’u japim inkurajim dhe një dorë ndihme burrave e grave me besim dhe integritet dhe aftësi, të cilët mund të ngjiten nëpër shkallë me pak ndihmë.”
Financimi për FPA vjen nga dhurime bujare nga anëtarë të Kishës dhe organizata të tjera. Është një burim i kthyeshëm nga i cili paratë i jepen hua një individi për ta ndihmuar që të paguajë arsimimin apo trajnimin, gjë që i siguron një punësim në vend, me shanse të mira. Më pas, pjesëmarrësit e kthejnë borxhin me përqindje interesi të ulët.
Një i ri në Meksiko-Siti i cili studioi për t’u bërë teknik dentar tha: “Premtimi im, me mbarimin e studimeve të mia në shkollën teknike me ndihmën e Fondit të Përhershëm për Arsimim, është që të ripaguaj huan në mënyrë qe të tjerë misionarë të kthyer të mund të gëzojnë këto bekime.”
Është ky karakter i ndërsjellë i programit që, thotë Plaku Karmak, ndihmon në krijimin e udhëheqësve të ardhshëm.
“Ideja është që të mbështesim njerëz dhe t’i bëjmë ata sa më të sigurt në vetvete dhe të pavarur që është e mundur”, tha Plaku Karmak.

Raportet tregojnë se tashmë mbi 10 përqind e udhëheqësve vendor të Kishës nga Kolumbia, Ekuadori dhe Venezuela janë të diplomuar nga programi. Presidenti Monson ka thënë se përpjekja e FPA po përhapet dhe se “këta të rinj po gjejnë punë dhe janë në gjendje të ripaguajnë huanë. Fondi i Përhershëm për Arsimim është një mrekulli që do të eci më tej në të ardhmen.”
Presidenti Monson dhe udhëheqës të tjerë të Kishës kanë bërë premtime kuptimplote rreth ndikimit të FPA mbi pjesëmarrësit, familjet e tyre, Kishën dhe komunitetet e tyre. Premtimet që po përmbushen, përfshijnë nivele të larta diplomimi, mundësi domethënëse punësimi, shlyerje e sigurt e borxhit dhe begati vetjake financiare, pavarësisht kushteve të vështira të jetesës dhe ekonomike për shumë anëtarë të Kishës në mbarë botën.