Shërbimet Humanitare - 17. janar 2010

 

Deklaratë e Presidencisë së Parë lidhur me Haitin

Grua Haitiane me Foshnjë e Saj

Presidencia e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxori deklaratën e mëposhtme, ditën e premte, më 22 janar 2010, në SHBA. Ajo zbatohet për të gjithë anëtarët e Kishës në Amerikë dhe anembanë botës:

“Zemrat tona janë mbushur me trishtim ndërsa kemi parë vuajtjen e Haitit me zgjimin e tërmetit shkatërrimtar. Ne i kthehemi shembullit të Jezu Krishtit, i cili afrohej për të “[ngritur] duart që varen poshtë” dhe për të “[forcuar] gjunjët e këputur”. Jemi mprehtësisht të vetëdijshëm që shumë njerëz në Amerikë po merren me sfida ekonomike të shkaktuara nga rënia e ekonomisë. Megjithatë, po u bëjmë thirrje anëtarëve që të bëjnë dhurime tek Shërbimet Humanitare të Kishës siç ua lejojnë mundësitë, për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona haitiane. Shumë veta tashmë kanë kontribuar dhe të tjerë janë të etur të veprojnë kështu.

Paraja nuk është e vetmja nevojë në Haiti. Njerëzit janë të frikësuar, të hutuar dhe plotësisht të pasigurt për të ardhmen e tyre. Veç asaj që njerëzit mund të bëjnë për të ndihmuar me ushqime, ujë dhe strehim, nevojitet që të ketë një ndikim qetësues mbi atë komb të trazuar. Ne i ftojmë kudo njerëzit tanë t’i luten Perëndisë për një shpirt qetësie e paqeje mes njerëzve ndërsa ndihma urgjente dhe përpjekjet për rindërtim vazhdojnë.”

Dhurimet e anëtarëve të Kishës për aksionet e ndihmës lehtësuese mund të bëhen përmes lagjeve ose degëve vendore, me fletën zyrtare të dhurimeve për Kishën, në pjesën e dhurimeve humanitare.

Dhurime nga anëtarët e besimeve të tjera fetare mund të bëhen në adresën http://give.lds.org/emergencyresponse.