Lajme nga Bota - 22. shkurt 2010

 

Fe e pastër në Haiti.Menjëherë pas tërmetit në Haiti, që la miliona jetë të dërrmuara, bota pa dhe vazhdon të shohë, një vërshim dashurie, dhembshurie dhe shërbimi në përmasa madhështore.

Fe e pastër në Haiti .Menjëherë pas tërmetit në Haiti, që la miliona jetë të dërrmuara, bota pa dhe vazhdon të shohë, një vërshim dashurie, dhembshurie dhe shërbimi në përmasa madhështore.

Është një skenë që e kemi dëshmuar më parë:kur jetët rrënohen nga katastrofa, del në sipërfaqe ajka e humanizmit, ndërkohë që shumë njerëz lënë mënjanë rehatinë, programet dhe interesat vetjake për të marrë pjesë me vetëmohim në atë që Bibla e përshkruan si fe e pastër -- “të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre…”Ofertat për ndihmë u derdhën me mijëra në vetë kishën time - dhe ne jemi thjesht një organizatë mes shumë prej tyre.“Unë kam qenë misionar atje dhe flas gjuhën kreole.Si mund të ndihmoj?”Ose: “Jam doktor dhe mund të nisem që tani nëse më siguroni një vend në aeroplan”.Ndërkohë që agjencitë e tjera të ndihmës dhe qeveritë renditën reagimet e tyre të shumta, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i mobilizoi menjëherë burimet humanitare sapo njoftimi mbërriti në zyrat e saj qendrore në Solt Lejk Siti.Nganjëherë punuam me OJQ-të ose grupe të besimeve të tjera apo organizata bamirëse, nganjëherë punuam vetëm, duke i trajtuar përpjekjet për ndihmë përmes rezervave tona për ndihma në raste urgjencash në Republikën Dominikane, ose përmes Majamit apo Denverit, apo në çfarëdo mënyre tjetër që mundëm ta vinim në punë.Nevojat imediate vazhdojnë të plotësohen me ngarkesa për urgjenca, ndërsa nevojat afatgjata po vlerësohen.Të gjithë e dimë se do të duhen vite për rindërtimin.Por qe diçka tjetër që më preku thellë ndërkohë që mblidhte forcat përpjekja për ndihmë.Ndërsa nevoja e parë qe shpëtimi dhe kujdesi mjekësor, pasuar nga ushqimi, uji dhe tendat, ajo çka u duhej më tej haitianëve ishte lehtësimi nga ndjesia e mungesës së shpresës pasi i shpëtuan furtunës.Ky pohim nga vetë udhëheqja e kishës sime shprehte diçka dhe prej meje:“Paratë nuk janë e vetmja nevojë në Haiti.Njerëzit janë të frikësuar, të trullosur dhe plotësisht të pasigurt për të ardhmen e tyre.Përveç asaj që mund të bëjnë njerëzit për të ndihmuar me ushqime, ujë dhe strehim, nevojitet një ndikim qetësues mbi atë komb të trazuar.Ne i ftojmë njerëzit kudo t’i përgjërohen Perëndisë për një shpirt qetësie dhe paqeje mes njerëzve.”Unë nuk isha në Haiti.Unë isha tek tryeza ime e rehatshme në Solt Lejk Siti, i varur nga imazhet prej ndonjë TV apo ekrani kompjuteri që të më përçonin llahtarin e pësuar nga fqinji ynë në Karaibe.Por ai pohim më ndihmoi të përfytyroja se si do të ishte të ishe një vajzë haitiane 15-vjeçare,që zgjoheshe në një shtrat portativ në një spital fushor, kujtimi i fundit i së cilës ishte shembja e shtëpisë me familjen e saj brenda.Mendova për trullosje nga përpjekja për t’u përballur në atë situatë me një gjymtyrë të dëmtuar keqas, ose madje të prerë.Edhe fytyrat miqësore dhe meraku urgjent i doktorëve - të huaj që flasin në gjuhë të huaja - nuk do të mund ta zhdëmtonte.As mund ta largojnë ata dhimbjen e fëmijëve që do ta kalojnë këtë fatkeqësi pa prindër të mbijetuar.Pas gjithçkaje që mund të bëjmë fizikisht për të sjellë lehtësim, duket e drejtë dhe me vend t’i kërkojmë Atit tonë Qiellor të dhurojë pak qetësi dhe sigurim që përpjekjet për ndihmë të vetme nuk mund ta sjellin.Ka disa që pyesin së pari se përse Perëndia e lejoi të ndodhte kjo.Unë nuk jam një prej tyre.Zhvendosjet tektonike ose forcat sizmike të ndonjë lloji apo tjetri e shkaktuan këtë tërmet, jo Perëndia.Unë besoj se vdekshmëria përfshin në mënyrë të pashmangshme fatkeqësi të paparashikuara për kombe të tëra dhe burra, gra e fëmijë të veçantë.Unë besoj se në rrethana të tilla, qeniet njerëzore janë të prirura të ndihmojnë njëra-tjetrën dhe se gjëja më e mirë e humanizmit shihet në atë se si i trajtojmë nevojat e njëri-tjetrit.Bashkëpunimet në sjelljen e ndihmës për Haitin janë të ndryshme.Disa janë fetare dhe disa jo.Në dy javët e fundit Kisha ime ka punuar me organizatat e Kombeve të Bashkuara, CARE [Kërkim dhe Arsimim i Veprimit të Krishterë], Ushqim për të Varfrit, Ndihma dhe Zhvillimi Ndërkombëtar, Kryqi i Kuq Amerikan, Ndihma Islamike, Duar Ndihmëtare për Haitin dhe Ambasadorët e Linjave Ajrore.Me gjithë dallimet e shumta, gjithkush në zemër të këtyre operacioneve dëshiron të bëjë atë që është më e mira për njerëzit në Haiti.Nuk ka motiv tjetër përveç dashurisë dhe kujdesit për vëllezërit dhe motrat e tyre haitiane.Kjo është feja e pastër në formën e saj më të thjeshtë dhe më të rëndësishme.I was not in Haiti.