Lajme nga Bota - 06. gusht 2010 |
ATY KU KA VULLNET, GJENDET NJË MËNYRË
Kur vullneti i një studenti, devotshmëria e një mësueseje dhe mundësia e telefonatave të pakufizuara të celularit ndërthuren së bashku, gjëra të mira mund të ndodhin. Gijom Mersje gjendej në dhomën e tij të spitalit, në Marsejë të Francës, me mendimin se a mundej disi të merrte pjesë në klasën tij të përjavshme të seminarit. Duke pasur ndjenjën e thellë se për Gijomin mund të ishte e mundur që ta ndiqte klasën nëpërmjet telefonit, babai i tij i telefonoi mësueses së Seminarit dhe u bënë përgatitjet.
Mësuesja, Kristinë Zhufre, i telefonoi Gijomit në dhomën e tij të spitalit dhe përdori celularin e saj për ta përfshirë atë në klasë. “Falë kësaj teknologjie të re, jemi në gjendje ta shpenzojmë bashkërisht kohën e klasës, me një shpirt të mrekullueshëm. Gijomi merrte pjesë sikur të ishte në dhomë me ne; studentët ndanin mes tyre ngjarje, shaka dhe ungjillin”, tha ajo.
Kur vinte koha e klasës, tingëllonte zilja e telefonit dhe ai kishte mundësinë të merrte pjesë në mësim. “Më dukej pothuaj si të isha aty”, u shpreh Gijomi. “Hera-herës, nuk dëgjoja se çfarë thuhej, por ky problem nuk më ndaloi të ndieja Frymën e Shenjtë. Një gjë tjetër që ndjeva fort, ishte dashuria e vëllezërve dhe e motrave të mia të seminarit.”
Babai i Gijomit, Dominik Mersje, vërejti: “Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë, që filloi me një ide të thjeshtë e që përfundoi në një mënyrë kaq shpirtërore falë mësueses dhe shoqërisë së klasës së Gijomit, të cilët qenë të gatshëm të përshtatnin rrethanat. Kur e shihja dhe e dëgjoja Gijomin që merrte pjesë në klasë, lumturohesha. Ishte sikur shpirti i seminarit të mbushte dhomën e Gijomit.”
Carol C. Cutler
Marrëdhëniet me Publikun për Zonën e Evropës
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme