Lajme nga Bota - 16. prill 2010

 

Moda e lartë plotëson standarde të larta

Moda e lartë plotëson standarde të larta
Nga Jenny Stromberg
Pjesëmarrëse në Church News [Lajmet e Kishës]
Pesëdhjetedy të reja nga Kunji i Santa Margaritës në Kaliforni u bashkuan për të ecur në pasarelën e një shfaqje mode, të realizuar nga stilistë profesionistë, artistë grimi, stilistë flokësh dhe 25 tregtarë vendorë për të festuar modestinë moderne.
“Qëllimi i shfaqjes së modës është të japim mësim se mënyra sesi visheni, është një pasqyrim i asaj që jeni përbrenda,” tha Liz Forrest, presidente e të Rejave të kunjit. “Mënyra sesi visheni dërgon mesazhe rreth jush tek të tjerët dhe shpesh ndikon në mënyrën sesi veproni ju dhe të tjerët, gjë që është arsyeja përse Kisha jep mësim modestinë e veshjes.”
Të shtunën, më 6 mars, nën ritmin drithërues të muzikës dhe dritave ndriçuese të prozhektorëve, grupi i të rejave, 16 deri 18 vjeç, eci mbi pasarelën prej 12 metrash të Shfaqjes së Modës “STILI IM”.
Muaj parapërgatitje e mbështetjeje nga tregtarët dhe komunitetet përreth, u mundësuan vajzave që të shfaqnin besimin e tyre për natyrën e shenjtë të trupave të tyre dhe dëshirën e tyre për të qenë 'në' botë por jo të botës.
Të qëndrosh e vetme mbi pasarelë, me mbi 400 të ftuar duke të parë, mund të jetë paksa e frikshme, por të qëndruarit dallueshëm lart në shkollë është diçka që modelet e bëjnë natyrshëm. Të veshurit në një mënyrë që pasqyron se cilat janë dhe se në çfarë besojnë, është një sfidë që këto të reja e ndeshin çdo ditë.
Medison Kelliker, një studente 16-vjeçare e vitit të parë në shkollë të mesme dhe anëtare e Lagjes Lajv Ouk [Lisi i Gjallë] tha: “Shfaqja e modës ishte kaq shumë argëtuese. Ishte një përvojë e mrekullueshme, që i tregon të gjitha vajzave nëpër vend sesi mund të jemi njëkohësisht modeste dhe në krye të modës.”


Foto nga Josie Brown
Megan Frenç, majtas, dhe Kristina Megshtad, djathtas, ishin mes 52 të rejave, që morën pjesë në një shfaqje mode me veshje modeste.


Xheni Evans, këshilltare e parë në presidencën e kunjit të të Rejave, ishte gjithashtu një prej stilisteve. “Mënyra sesi doli Shfaqja e Modës STILI IM, nuk do të më kishte lumturuar më tepër,” tha ajo. “Qëllimi ynë ishte t’u mësonim grave ... sesi të zgjedhin prej dyqaneve rroba që i duan dhe i veshin në mënyrë modeste, duke u dukur të bukura dhe aktuale”, tha ajo. “Si të ftuarit edhe modelet, më thanë sesa shumë u argëtuan dhe dhanë vlerësimin e tyre për gjithë punën e vështirë që u zhvillua prapa skenave. Pavarësisht mungesës së përvojës të vajzave, ato ecën nëpër pasarelë me vetëbesim. Ato u ndien mirë dhe dukeshin të bukura, ndërsa i tregonin gjithkujt se si të vishen në mënyrë moderne dhe modeste.”