Lajme nga Bota - 26. prill 2010

 

Kampione e Gjuajtjes me Grushta Kthehet në Misionare

Kampione e Gjuajtjes me Grushta Kthehet në Misionare
Me profesion qarkullimin në ringun e boksit, duke gjuajtur me grushta majtas e djathtas, Sofi Moholt, 22 vjeçe, tani qarkullon në rrugët e Trond’haimit të Norvegjisë, duke ndarë mesazhin e gëzuar të ungjillit të Jezu Krishtit. Addressavisen, një gazetë rajonale norvegjeze, kohët e fundit bëri një kronikë për boksieren e re, fituese medaljeje, me titullin: “Boksierja dhe Misionarja Sofi Moholt ka argumente shumë goditës”.
Një nga boksieret e re femra më të mira në botë, Sofia përkohësisht i ka varur dorezat dhe ka lënë grushtimin e kundërshtareve të saj, ndërsa po kalon një vit e gjysmë duke shërbyer si misionare për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Çdo ditë ajo përpiqet fort të ndajë besimin e saj me të tjerë, por ka plane të mëdha për të rihyrë në ring duke kërkuar medalje në Olimpiadën e 2012-ës në Londër.
Atëherë, si e përputh këndvështrimin me besimin e saj kjo kampione në ring? “Nuk kam ndonjë problem që të jem besimtare dhe boksiere”, duket se tha ajo. “Boksi faktikisht nuk është sport i dhunshëm. Për të fituar kërkohet së pari dhe kryesisht përqendrim.”

E ardhur nga një familje boksierësh, Sofia filloi të gjuajë me grushta seriozisht në moshën trembëdhjetëvjeçare, duke i ndarë me babanë dhe vëllain e saj në shtëpi në Horsens në Jylland (Danimarkë). Këto ditë e vite praktikimi të hershëm dhe përsosjeje e kanë pozicionuar atë si një nga boksieret femra më të mira. Ajo ka qenë 3 herë kampione daneze dhe 2 herë kampione skandinave, duke rrëmbyer një medalje bronzi në Kampionatin Europian shoqëruar me vendin e 4-t të zënë në Kampionatin Botëror.
Duke zëvendësuar stërvitjen e saj të përditshme për të mprehur aftësitë e saj në boks, ajo tani do të bëjë punë misionare për kishën mes njerëzve të Trond’haimit. Duke mbuluar shpenzimet e saj vetjake për udhëtim dhe jetesë, siç bëjnë shumë misionarë të rinj anëtarë të Kishës, ajo dhe shoqet e saj do të ftojnë të tjerët të vijnë tek Krishti dhe të gjejnë të njëjtin gëzim që ka ajo në mësimet e Tij. Siç citohet, Sofia e shpjegon mesazhin e saj të jetë “që Perëndia na do ne dhe ka një plan për ne si qenie njerëzore. Ai ka rivendosur Kishën e Tij siç ishte në kohën e Jezusit. Për ta përmbushur këtë Ai ka zgjedhur një profet të ri, amerikanin Jozef Smith, që jetoi nga fillimi i viteve 1800. Ai përktheu Librin e Mormonit, që ne e përdorim si Shkrim të Shenjtë përveç Biblës”.
Kur e pyetën se çfarë tiparesh ka mësuar nga boksi që e ndihmojnë të bëjë punën e saj misionare, ajo u përgjigj: “Vendosja e synimeve të qarta për veten çdo ditë. Si boksiere unë njihem për shpirtin tim luftues dhe e përdor po atë përpjekje si misionare. Synimi im i përditshëm është të jem e kënaqur me përpjekjet e mia në fund të ditës.”
Anasjelltas, kur i kërkuan të shpjegonte se si besimi i saj ka ndikuar për boksin, Sofia u përgjigj: “Përpara se të hyj në ring, gjithmonë them një lutje të vogël që të kem forcë. Ajo ka rezultuar në shumë fitore.”
Ndonëse përqendrimi i saj është aktualisht në punën misionare, ajo është e fortë në sigurinë e saj se do të rikthehet në ring. Ëndrra e saj: të jetë boksiere profesioniste.
Elldër A. Riley Cutler, Çështjet me Publikun, Zona e Europës