Lajme nga Bota - 26. shtator 2009 |

Duke filluar nga e majta, Presidenti i Misionit të Vendeve Baltike Daglas L. Dens dhe Motra Nensi Dens; Plaku L. Tom Peri dhe Motra Barbara Peri, Plaku Ronald A. Rasband dhe Motra Melani Rasband; dhe Plaku Volfgang H. Paul dhe Motra Helga Paul vizitojnë Letoninë.
Vizitë historike te shenjtorët letonezë
Nga Inara Jegina
Drejtoreshë për Çështjet me Publikun në Misionin e Vendeve Baltike
dhe Jo Ann Klundt
Sekretare e Misionit të Vendeve Baltike
Botuar të shtunën, më 26 shtator 2009
Më 17 mars 1993, me shpinën kthyer nga Deti Baltik, Plaku Xhejms E. Faust, i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, e përkushtoi vendin e Letonisë, në Evropën Lindore, për predikimin e Ungjillit të Jezu Krishtit. Kjo ndodhi para një grumbulli të vogël misionarësh dhe anëtarësh të rinj.
Duke filluar nga e majta, Presidenti i Misionit të Vendeve Baltike Daglas L. Dens dhe Motra Nensi Dens; Plaku L. Tom Peri dhe Motra Barbara Peri, Plaku Ronald A. Rasband dhe Motra Melani Rasband; dhe Plaku Volfgang H. Paul dhe Motra Helga Paul vizitojnë Letoninë.
Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, më 29 gusht 2009, Plaku L. Tom Peri, i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, qe apostulli i dytë që vizitoi Letoninë. Në këtë vizitë Plakun Peri e shoqëruan Plaku Ronald A. Rasband, presidenti më i vjetër i Presidencisë së Të Shtatëdhjetëve, dhe Plaku Volfgang H. Paul nga të Shtatëdhjetët dhe president i Zonës së Evropës Lindore. Gjithashtu të pranishme ishin Motra Barbara Peri, Motra Melani Rasband dhe Motra Helga Paul.
Të shoqëruar nga Presidenti i Misionit të Vendeve Baltike, Daglas L. Dens, ata filluan vizitën e tyre në Letoni duke shkuar nëpër vende historike, arkitekturore dhe fetare në kryeqytetin e Rigës. Duke parë shenjat e disa prej sakrificave tragjike për liri, Plaku Peri komentoi mbi shpirtin e mrekullueshëm të popullit letonez dhe parapërgatitjen e tyre për të dëgjuar mesazhin e ungjillit.
Anëtarë të kishës nga Dugavpils, Letoni, takojnë Plakun L. Tom Peri, të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, dhe bashkëshorten e tij, Barbara Peri, gjatë vizitës së tyre të fundit.
Letonia ishte si një garanci në Luftën e II Botërore dhe një vend satelit në ish-Bashkimin Sovjetik. Meqënëse është në një rrugë kyçe të tregtisë mes lindje-perëndimit, ajo ka qenë pushtuar dhe nën kontroll nga fuqitë e huaja për shekuj. Dëshirat për liri dhe vetëqeverisje u kushtuan jetën shumë letonezëve, veçanërisht në shekullin e 20-të. Letonia përjetoi një periudhë të shkurtër pavarësie në fillim të shekullit të 20-të; por vetëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u rivendos Republika e Letonisë demokratike dhe të pavarur.
Me këtë pavarësi, Letonia u bashkua me valën e parë të hapjes së ungjillit në Evropën Lindore. Misionarët e parë mbërritën në Riga më 17 qershor 1992. Pak muaj më vonë, Plaku Faust hapi dyert e Letonisë për predikimin e ungjillit. Që prej asaj dite pothuaj 50 të rinj e të reja letoneze kanë shërbyer, ose janë duke shërbyer tani misione me kohë të plotë anembanë botës. Mbi 800 anëtarë të Kishës mblidhen në gjashtë degë që drejtohen nga udhëheqës të priftërisë dhe motra letoneze. Plaku Gvido Senkans, një prej anëtarëve të parë në Letoni, tani shërben si i Shtatëdhjetë Zone. Kisha ka ndërtuar dy godina mbledhjesh në Letoni, një në Riga dhe një që do të përkushtohet së shpejti në Liepaja. Familje po vulosen dhe fëmijët e tyre po pagëzohen. Anëtarët e brezit të dytë po bashkohen me të porsakthyerit në besim për të themeluar Kishën në Letoni.
Gjatë vizitës së tij historike Plaku Peri, bashkë me Plakun Rasband dhe Plakun Paul, takuan dhe mësuan misionarët nga Misioni i Vendeve Baltike në Riga. Në mëngjes, ata i udhëzuan misionarët që të trokisnin në zemrat e njerëzve duke përdorur Librin e Mormonit, që gjithmonë të gjenin njerëz për të mësuar duke kërkuar për emra nga çdokush; dhe të përfitonin nga fuqia e shoqërimit me njëri-tjetrin e të bëheshin mjeshtra si mësues.
Më pas, po atë ditë, u mbajt një mbledhje me anëtarë dhe kërkues. Dyzet e pesë minuta para mbledhjes, mbi 400 anëtarë nga të tre Shtetet Balltike së bashku qenë mbledhur në Riga. Shumë prej tyre kishin udhëtuar për orë të tëra me tren, autobus ose makinë. Ata ishin të emocionuar që, për herë të parë në jetën e tyre, do të kishin mundësi të merrnin këshillë në vetë vendin e tyre nga një apostull dhe shërbëtorë të tjerë të Zotit.
Një çift i pagëzuar në korrik 2008, ndjeu një dëshirë kaq të fortë për të qenë i pranishëm, saqë u lut për dy javë që t’iu jepej mundësia për të marrë pjesë. Oskars Straupmanis mori vesh se i duhej të punonte atë ditë dhe se makina e tyre nuk funksiononte. Lutjet e tyre morën përgjigje kur, së pari, një koleg u ofrua të punonte në vend të Vëllait Straupmanis dhe, së dyti, një i afërm ua dha hua makinën e tij në këmbim të ndihmës për ta rregulluar atë. Vëllai Straupmanis dha një dëshmi prekëse për bekimin që qenë në gjendje të merrnin pjesë dhe të dëgjonin këshillën e Plakut Peri. Dëshmia e tij për fuqinë e lutjes është forcuar dhe ai ka më shumë besim se, përmes lutjes e agjërimit, do të marrin ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Plaku e Motra Paul, Plaku e Motra Rasband dhe Motra Peri dhanë mësime e dëshmuan për ungjillin e Krishtit. Më pas, në vijim të interpretimit të një kori të të rinjve beqarë të moshave madhore, Plaku Peri u mësoi anëtarëve se, kur një individ pagëzohet, ai/ajo bëhet anëtar/anëtare e familjes së madhe të Kishës. Ai u mësoi se Krishti e ndërtoi Kishën për kohën dhe gjithë përjetësinë. Plaku Peri u premtoi anëtarëve se nëse do të sillnin miqtë e fqinjët e tyre dhe nëse do të mbesnin besnikë, dritaret e qiellit do të hapeshin dhe bekime do të derdheshin mbi ta. Ai dëshmoi se Tomas S. Monson është profeti i zgjedhur prej Zotit në këtë kohë dhe se Shpëtimtari e udhëheq këtë Kishë.
Plaku Peri u tha anëtarëve se ata po e përgatisnin Letoninë për ata që do të vinin më pas, fëmijë dhe nipër e mbesa. Ai këshilloi: “Afrojuni dhe themeloni Kishën që të rritet me lagje dhe kunje”.
Henris, Vera dhe Lidija Spalvens udhëtuan drejt Rigës nga qyteti i Daugavpils i Letonisë. Pas mbledhjes Motra Spalvens pohoi: “E di se Plaku L. Tom Peri u thirr nga Perëndia. E di se ato fjalë të thjeshta për jetën tonë dhe rritjen e Kishës janë shumë-shumë të thella. Kjo mbledhje më siguroi se dega jonë e vogël do të rritet shpejt, që të jetë pjesë e një kunji.”
Vëllai Spalvens shtoi: “Gjatë mbledhjes dhe pas saj, ne ishim të mbushur me një shpirt të veçantë. Zemrat tona ishin të hapura ndaj çdo fjale, ndaj çdo gjesti të apostullit. Sytë e tij lëshonin rrëke dashurie.”