Lajme nga Bota - 24. tetor 2009 |
Udhëheqja me integritet moral në të gjitha fushat e jetës
Botuar: Të shtunën, 24 tetor 2009
I mirënjohur për përkushtimin e tij drejt përsosmërisë dhe angazhimit ndaj parimeve më të larta, Presidenti Diter F. Uhtdorf, këshilltar i dytë në Presidencinë e Parë, mori Çmimin ‘Pionier në Udhëheqje’ nga Shoqëria e Mbarështimit të UBJ, Seksioni i Juta Valleit në datën 16 tetor.

Xhejzën Olson, Desert News
Gjatë marrjes së Çmimit 'Pionier në Udhëheqje’ në 2009 të Shoqërisë së Mbarështimit të UBJ, Presidenti Diter F. Uhtdorf i hedh krahun Mark Hejlit, Presidentit të shoqërisë të Seksionit të Juta Valleit. Presidenti Uhtdorf u vlerësua për shembullin e tij të udhëheqjes.
Gjatë aktivitetit, zhvilluar në Thenksgiving Point në Lehi, Juta, Presidenti Uhtdorf pranoi çmimin dhe foli për nevojën për t’u përqendruar tek mësimet e Kishës për të qenë udhëheqës të ndershëm dhe të moralshëm.
“Feja jonë, besimi ynë, duhet të pasqyrohen tek udhëheqja jonë, dhe udhëheqja jonë duhet të bazohet tek drejtësia vetjake”, tha Presidenti Uhtdorf.
Presidenti Uhtdorf u tha të pranishmëve se veprimi i një biznesi në një vend mund të sjellë ndryshim në zona në mbarë botën. Për shkak të këtyre pasojave mbarëbotërore, ai tha se nevoja për udhëheqës me integritet moral është e madhe.
Tema e aktivitetit ishte “Krijimi i një të ardhmeje pozitive” dhe përqendrohej tek udhëheqja e nevojshme në kohë të pasigurta. Duke shprehur rëndësinë e udhëheqësve që janë shembull të shpresës, vizionit dhe vlerave në biznes, komunitet dhe rrethet familjare, udhëheqësit e Shoqërisë së Mbarështimit të UBJ, Seksioni i Juta Valleit, thanë se zgjodhën Presidentin Uhtdorf për shkak të shembullit të tij të shkëlqyer.
Gjatë aktivitetit, Guvernatori Geri Herbert foli për shembullin e udhëheqjes të Presidentit Uhtdorf.
“Shërbimi juaj është shembull i llojit të shërbimit që na duhet, veçanërisht gjatë këtyre kohëve të vështira”, tha ai. “Ju jeni një njeri i shquar humanitar dhe ofroni përkushtim të palëkundur.”
Presidentit Uhtdorf iu dha çmimi për qenien “një shembull i udhëheqjes dhe integritetit moral … [për] shërbimin si anëtar bordi për disa komitete ekzekutive qeveritare dhe të biznesit” dhe për “shërbimin ndaj vendit të vet në mënyrë shembullore”, sipas materialeve të seksionit.
Mark Hejl, president i seksionit të Juta Valleit i paraqiti Presidentit Uhtdorf çmimin, që është një skulpturë origjinale e një burri e një gruaje dhe një rrote karroje.
Mjeshtër i ceremonive për aktivitetin qe Skot Hoz i KSL TV. Muzikën për mbrëmjen e siguroi grupi a kapela i UBJ, Vokal Point.
Udhëheqës të tjerë pjesëmarrës përfshinin Presidentin Henri B. Ajring, këshilltar i parë në Presidencinë e Parë; Plakun M. Rasëll Ballard nga Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve; Plakun Kuentin L. Kuk nga Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve; Plakun Sesil O. Samuelson, nga Të Shtatëdhjetët dhe president i Universitetit “Brigam Jang”; dhe Presidentin e Universitetit të Juta Valleit, Mat Holland. Presidenti Uhtdorf u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Motra Hariet R. Uhtdorf, dhe e bija, Antje Evans.