Kirche Jesu Christi der Heiligen der Letzten Tage
Shërbimet Humanitare - 06. tetor 2009

 

Nga Solt-Lejku drejt Samoas, Kisha Zgjeron Ndihmën Humanitare

Nga Solt-Lejku drejt Samoas, Kisha Zgjeron Ndihmën Humanitare


SOLT-LEJK-SITI 6 tetor 2009 Një avion transporti i marrë me qira, i ngarkuar me furnizime ndihme është rrugës për në Samoas për të ndihmuar viktimat e rajonit të rrënuar nga cunami i javëve të fundit.

“Dhjetëra fshatra u shkatërruan plotësisht, duke bërë që qindra familje të humbasin gjithçka”, tha Plaku Xhejms J. Hamula i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve të Kishës. Këshilltari i parë në Presidencinë e Zonës së Paqësorit tha se pritet që këto ngarkesa të kujdesen për 2.000 njerëz për 3-4 javë.

Pasardhësja Paraardhësja

·        

·        

·        

·        

·        

·        

Përshkrimi

 

Titujt e Fotografive

  1. Konferencë njoftimesh me Plakun Xhejms J. Hamula që njofton për ngarkesën 60-tonëshe të drejtuar për nëSamoa
  2. DC-10 që po ngarkohet me 78 njësi furnizimesh për viktimat e cunamit të Samoas
  3. Punonjësi i ngarkimit të “Million Air” pati 8 pjesëtarë të familjes që vdiqën nga cunami i 29 shtatorit
  4. Tasi Taola punon për të siguruar në rrjetën ngarkuese njërën nga dhjetëra njësitë me furnizime.
  5. Furnizimet e ndihmës përfshijnë depozita uji, karrige me rrota dhe veshmbathje për gratë.
  6. Krevate, rrjeta për mushkonjat dhe artikuj të ushqimeve të konservuara janë të përfshira në ngarkesën e lidhur për në Samoa

78 njësi që përmbajn 60 ton ushqime, pajisje higjene, veshmbathje, karrige me rrota dhe depozita uji ishin mbledhur nga magazinat e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të ditëve të Mëvonshme në Solt-Lejk-Siti dhe u vendosën në një fluturim 12-orësh me qiramarrje, drejt ishullit të Samoas në Paqësor.

Me Kishën e bashkua Ndihma Botërore Islamike për të shpërndarë mallrat.

 

“Ky shkatërrim ka shkaktuar shumë humbje në rajon dhe ndihma nga kjo urë ajrore do të sjellë ndryshimin përsa i përket furnizimeve ushqimore dhe mjekësore të shumëkërkuara”, tha Mostafa Mahboob, Drejtor i Komunikimit për organizatën humanitare muslimane.

Hamula pritet të udhëtojë drejt rajonit në ditët në vazhdim për të mbikëqyrur shpërndarjen e furnizimeve.

Më 29 shtator, ishujt e Samoas dhe një pjesë e Tongas  përjetuan një tërmet me madhësi 8,3 ballë. Katër cuname u formuan. Rreth 200 viktima, shumë më tepër të plagosur dhe të tjerë akoma të pagjetur.

“Associated Press” tha se rreth 90 përqind e vendasve në Samoan Amerikane mbetën të pastrehë dhe pa mjete.

“Ata që ishin në vijën e tërmetit, u gjendën mbi kodra, duke jetuar nën mushama dhe duke mos pasur asgjë tjetër veç rrobave në trup”, tha Hamula. Ai tha se, të shkosh në ndihmë, është vazhdim i natyrshëm i besimeve doktrinore.

“Ne i vijmë në ndihmë gjithkujt që ndodhet në vështirësi, të mbetur pa strehë dhe të uritur”, tha ai nga pista e aeroportit kur avioni DC-10 u ngarkua.

 

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve foli për natyrën e shërbimit humanitar të Kishës në Konferencën e Përgjithshme të fundit.

“Në të gjitha përpjekjet tona të administrimit ne ndjekim Jezu Krishtin. Ne përpiqemi të realizojmë atë që ai na ka kërkuar për të bërë, si nëpërmjet mësimeve të Tij, ashtu edhe shembullit të Tij.”

Kjo ngarkesë do të plotësojë përpjekjet e përgjithshme për ndihmë, që përfshijnë kontribute nga qeveritë e Australisë, Zelandëssë Re dhe Shteteve të Bashkuara.

Kisha gjthashtu po jep ndihmë humanitare në përpjekjet e vazhdueshme në Filipine,Vietnam, Indonezi dhe Turqi.