PUNA DHE RRITJA E MISIONARËVE

Theksi misionar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një nga veçoritë dalluese më të njohura të këtij besimi të përbotshëm. Programi bazohet mbi modelin biblik të dërgimit të misionarëve dy nga dy. Mbi 61.000 shenjtorë të ditëve të mëvonshme tashmë po shërbejnë në 162 vende e territore dhe po përdorin Librin e Mormonit të përkthyer në mbi 91 gjuhë.

Më shumë se 40 misionarë shërbejnë në Shqipëri, duke përfshirë shumë vetë nga vende anembanë botës. Ka një mision të Kishës në Shqipëri, zyra e të cilës ndodh në Tiranë.

Shumica e misionarëve të Kishës janë të rinj e të reja ndërmjet moshave 19 dhe 23 vjeç, ndonëse një numër i konsiderueshëm çiftesh të moshuar shërbejnë gjithashtu në misione. Misionarët thirren të shërbejnë për një periudhë 18 muaj deri në dy vjet, me shpenzimet e veta.

Kandidatëve për misionarëve mund t’u kërkohet që të shërbejnë kudo në botë dhe shpeshherë u kërkohet të mësojnë një gjuhë tjetër. Përveç ndoshta dy muajve në një qendër të trajnimit gjuhësor, misionarët marrin pak trajnim formal për shërbesën e tyre. Njohuria atyre u ka ardhur, më të shumtën e rasteve, nga trajnimi në shtëpi dhe nga bindja vetjake që është zhvilluar gjatë një periudhe vitesh.

Në fushën e misionit misionarët mësimdhënien e zhvillojnë edhe nga Bibla, edhe nga Libri i Mormonit - Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Anëtarët e Kishës quhen nganjëherë “mormonë” për arsye të besimeve të tyre dhe të pranimit të këtij libri të dytë të shkrimeve të shenjta, i cili konsiderohet si bashkudhëtar me Biblën.

Megjithëse misionarët do të mësojnë çdo person që është i gatshëm të dëgjojë, ata parapëlqejnë të mësojnë pjesëtarë të familjes bashkërisht, meqë brenda familjes ilustrohen më së miri me shembuj mësimet dhe parimet e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.