Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një nga kishat e krishtera me rritjen më të shpejtë në botë.
Ka patur anëtarë të Kishës në Shqipëri që nga viti 1991.
Sot ka mbi 1600 anëtarë të Kishës në Shqipëri dhe rreth 13 milion anembanë botës.
Në të gjithë Shqipërinë ka 11 bashkësi kishtare të cilat mblidhen në 10 godina mbledhjesh.
Një tipar dallues i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është fakti që përgjithësisht udhëheqësit tanë janë priftëri pa pagesë të ardhur nga mesi i popullit.
Presidencia e Parë, që përbëhet nga tre burra, dhe Këshilli i Dymbëdhjetë Apostujve janë trupa qeverisëse e kishës për mbarë botën. Ata ndodhen në Solt-Lejk-Siti, ShBA.
50 misionarë prej shumë vendeve shërbejnë në Shqipëri. Në gjithë botën ka mbi 61.000 misionarë. Shumë shqiptarë shërbejnë vullnetarisht në vende të tjera të botës.
Besimet e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme karakterizohen nga një theks i fuqishëm mbi jetën familjare, shmangia e alkoolit dhe e duhanit dhe zotim për parime të larta morale.
Jepet kudo në botë ndihmë humanitare, pavarësisht kombësisë, racës dhe besimeve fetare. Kisha përfshihet në aksione të mëdha të ndihmës humanitare nëpër botë. Që nga viti 1985 ndihma, e cila vlerësohet në më shumë se 456 milion dollarë, është dhënë nëpër 150 vende.
Qytete të goditura nga përmbytjet në tre kombe evropiane, patën përfitim nga dhurimet e parasë nga Kisha. Kisha punoi me qeveritë vendore dhe grupet vendase të ndihmës për të blerë ushqime, pompa, artikuj pastrimi dhe pajisje tharëse me vlerën e 635.000 dollarëve.
Më shumë informacion për Kishën në Shqipëri gjendet në adresën www.kisha-e-jezu-krishtit.al dhe, për Kishën nëpër botë, në adresën www.lds.org.