Dil nga lundrimi kryesor

Konferenca e Kunjit Tiranë Shqipëri

Konferenca e Kunjit Tiranë Shqipëri

… Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre … (Mateu 18:20)

17142180_10155077714459313_190034124_o.jpg

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u mblodhën ditën e djelë, datë 5 Mars 2017 për Konferencën e Kunjit Tiranë Shqipëri me pjesëmarjen e Misionit të Adriatikut Jugor.

17142245_10155077709904313_1677415197_o.jpg

Konferenca filloi me mbështetjen e presidencës së parë, kuorumin e dymbëdhjetë apostujve dhe të gjithë autoriteteve të tjera si të Të Shtatëdhjetës, presidencës zonale dhe presidencës së kunjit bashkë me presidentët e organizatave drejtuese si dhe drejtuesit e tjerë.

17122323_10155077701279313_1552208040_o.jpg

Më pas presidenti i kunjit Medlir Mema ritheksoi standartet e kërkuara për të pasur mundësinë për të studiuar në Univeritetin e Brigam Jang. Gjithashtu ai shpalosi vizionin e kunjit dhe qëllimet që ky kunj ka deri ne vitin 2020, për të dyfishuar numrin e anëtarësisë dhe rritjen e kishës në Shqipëri. Ai theksoi se tashmë është koha që ne të gjithë sëbashku me besim, përkushtim dhe dashuri të punojmë fort për të arritur këto qëllime dhe për të ndihmuar në rritjen e kishës dhe ndërtimin e Sionit.

17193834_10155077710349313_1977544610_o.jpg

Motra Hoxha foli për rëndësinë që kanë programe si FSY (për forcën e rinisë) dhe programe të tjera të kishës për rininë, në jetën e të rinjve të kishës sonë. Ajo ndau disa dëshmi të disa të rinjve që kanë qënë pjesë e ketyre programeve. Ajo dëshmoi se pjesmarrja në këto programe forcon dëshminë e tyre dhe ndihmon në ndërtimin e jetëve të të rinjve.

(për forc n e rinis
17142514_10155077714559313_2102599175_o.jpg
17193920_10155077714554313_1457046294_o.jpg

Pas saj, Motra dhe Presidenti Weidmann i Misionit të Adriatikut Jugor, ritheksuan rëndësinë që ka puna misionare dhe se si ne si anëtarë luajmë një rol të rëndësishëm në këtë punë. Motra Weidmann na rikujtoj se shlyerja e Krishtit ishte për të gjithë njerzimin, prandaj ne si anëtare duhet të punojmë më fort për të sjellë njerëz tek Krishti, dhe kjo ndodh kur ne jemi një shembull i mirë. Nëse ne jetojmë ungjillin, njerzit do preken nga shpirti dhe ne do na jepet mundësia për të bërë punën misionare kudo që ne ndodhemi, në punë, rrugë apo shkollë. Mjafton që të jemi një shembull i mirë.

17121425_10155077714384313_1319717620_o.jpg

Pas tyre e mori fjalën Plaku Moreira i kuorumit të tretë të Të Shtatëdhjetëve. Ai foli dhe theksoi rëndësinë e mësimit të doktrinave të ungjillit. Ai tha, se nëse ne kemi dëshirën për të mësuar doktrinën, Zoti do na mësoj ne ungjillin. Ai këshilloi të gjithë ne se ne duhet të tregojmë më shumë durim dhe dashuri kundrejt të tjerëve dhe mos të largohemi nga kisha e Perëndisë sepse dikush na ofendoi. Gjithashtu ai tregoi dhe dëshmoi se si ne duhet të mësojmë nga eksperiencat tona. Duhet të shohim gjërat me vlerë në jetët tona- tha ai- sepse Zoti na ka bekuar ne me talente të ndryshme dhe të mira që na ndihmojnë ne turbullirat e jetës. Ne vijmë në kishë dhe jemi pagëzuar sepse ne e duam ungjillin dhe kemi pranuar të ndryshojmë jetët tona dhe të jetojmë në përputhje me ungjillin. Ai, gjithashtu këshilloi se, të ndihmosh dikë nuk do të thotë domosdoshmërisht të japësh para; por ne mund të ndihmojmë dikë edhe me një këshillë, duke i qëndruar pranë apo qoftë edhe me një buzëqeshje. Ai e mbylli bisedën e tij duke dëshmuar për vërtetësinë e kishës dhe duke përcjellur dashurinë që drejtuesit e Presidencës së parë kanë për ne.

i kuorumit të tretë të Të Shtatëdhjetëve tha ai
17175927_10155077701774313_175704107_o.jpg
IMG_2137.JPG
17121978_10155077701659313_503581317_o.jpg

Jo vetëm bisedat ishin ato që bënë të ndihet shpirti. Kori i Kunjit Tiranë Shqipëri, motra Macall Herpich dhe vëllai Raynerson Maia lartësuan shpirtat tanë me këngët dhe muzikën e mrekullueshme gjatë Konferencës. Muzika është me të vërtetë një lutje drejtuar qiejve dhe ata e bënë këtë më së miri duke e sjellë shpirtin edhe më shumë gjatë kësaj konference.

Gjithashtu gjejmë rastin për të falenderuar motrën dhe vellezërit që ndihmuan me përkthimin e atyre që kishin nevojë.

Me shpirtin e dashurisë, zotimit dhe përkushtimit u mbyll Konferenca e Kunjit Tiranë Shqipëri dhe pjesmarrjen e Misionit të Adriatikut Jugor.