Programi i mirëqenies i Kishës së Jezu Krishtit financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të Kishës, të cilët agjërojnë një ditë në muaj dhe vlerën e vakteve ushqimore që do të kishin ngrënë e kontribuojnë për të varfrit dhe nevojtarët.
Programi i mirëqenies bazohet në idenë e vetëmbështetjes. Personi dhe familja nuk duhet të varen nga mbështetja e të tjerëve. Programi është gjithëpërfshirës. Ai i nxit anëtarët që të përpiqen për vetëmbështetje në fusha të ndryshme të jetës së tyre, si:
Pavarëshisht nga këto përpjekje parandaluese, ndodh që një anëtar të hyjë në vështirësi. Atëherë Kisha mëson që është personi, në radhë të parë, përgjegjës për zgjidhjen e problemit të vet. Më pas vjen familja apo rrethi familjar. Vetëm kur këto mundësi të jenë shfrytëzuar, hyn në veprim Kisha me ndihmë të mëtejshme. Mbështetja nga Kisha me program mirëqenieje konsiderohet gjithnjë si diçka e përkohshme - synimi i saj është që personi të qëndrojë përsëri vetë në këmbë.