Informationsmaterial online bestellen

  • Lidhuni me ne
    phoneNa Merrni:
    +355(0)682016570

NDIHMË NË FATKEQËSI

Në saje të rezervës së mrekullueshme ushqimore, të organizimit dhe të përvojës së saj, Kisha e Jezu Krishtit arrin të reagojë menjëherë ndaj fatkeqësive kudo në botë. Ajo jep ndihmë humanitare për njerëzit kudo në botë, pa dallim besimi fetar, ngjyre apo kombësie. Ndihma humanitare është shtrirë deri tani në 147 vende dhe arrin në dhjetëra milion dollarë çdo vit.

Në vijim disa shembuj: 

Projekte Ujore në Afrikë

Në mesin e viteve ’80, thatësira e rëndë u solli vuajtje miliona njerëzve në Afrikë. Më 1985 Kisha mbajti dy ditë të veçanta agjërimi, njëra më 27 janar dhe tjetra më 24 nëntor, dhe u kërkoi anëtarëve të saj që të jepnin kontribute bujare për aksionin humanitar në Afrikë. Kjo përpjekje realizoi afro 12 milion euro. 

Uragani Endrju

Më 24 gusht 1992 stuhia tropikale “Endrju” goditi Floridën jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shkaktoi aq shumë dëme, saqë u emërtua si stuhia natyrore më e rëndë në historinë e SHBA-së. Dëmi u vlerësua në 30 miliard dollarë. Kisha shpërndau një sasi të përgjithshme prej dhjetë ngarkesa konteinerësh të mëdhenj ushqimi, uji dhe furnizimesh mjekësore të urgjencës. Anëtarë të Kishës nga anekënd jugut të Shteteve të Bashkuara dolën vullnetarë për t’i ndihmuar njerëzit që të mbulonin shtëpitë rishtas me çati dhe të kryenin riparime të tjera të domosdoshme - 1800 anëtarë në fundjavën e parë mbas stuhisë, 5100 fundjavën e parë të shtatorit e akoma dhe 500 të tjerë fundjavën më pas (ndër të tjera, u mbuluan rishtas me çati 3000 shtëpi, një sinagogë hebrenjsh dhe tre kisha të besimeve të tjera të krishtere).  

Rusi

Që nga viti 1989 Kisha ka zbatuar më shumë se 110 projekte humanitare në Rusi, me një vlerë të përgjithshme që ka tejkaluar 18 milion euro. Qeveria ruse ka shprehur mirënjohjen e saj dhe ka thënë që asnjë organizatë nuk ka bërë më shumë se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për lehtësimin e të vuajturve në Rusi. 

Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë

Që nga viti 1989 këto vende të ish-Jugosllavisë kanë marrë ndihmë në një shumë që tejkalon gjashtë milion euro, të shpërndara nëpër 65 projekte të ndryshme ndihme. 

Kosovë

Projektet që pasojnë janë ndërmarrë për refugjatët e Kosovës. Më 30 prill 1999 një kontribut prej 100.000 eurosh, në emër të 36.000 anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Gjermani, iu dorëzua Kryqit të Kuq Gjerman në Bon. 40.000 kilogram ushqim u dërguan në Maqedoni në rrugë ajrore si ndihmë e menjëhershme dhe iu shpërnda atje familjeve refugjate nëpërmjet “Korpusit të Mëshirës”. Shtatë konteinerë me 22.000 mbulesa dhe 76.000 kilogram veshje u transportuan me ndihmën e “Korpusit të Mëshirës” dhe arritën në Maqedoni ndërmjet datave 7 dhe 12 maj 1999. Dërgesa të tjera ndihme dhe kontribute monetare po përgatiten. Në sasi të përgjithshme, Kisha ka mundësuar një ndihmë në vlerën 7,6 milion dollarë për refugjatët e Kosovës. 

Gjermani, Austri, Republika Çeke

Përmes organizatës së saj gjermane të ndihmës “HLT Aktion Nothilfe”, Kisha ka dhuruar në verën e vitit 2002 më shumë se 800.000 euro për viktimat e përmbytjes më të rëndë të njëqind viteve. Kjo shumë u solli dobi familjeve të prekura drejtpërdrejt. Pjesa më e madhe e parasë i shkoi Gjermanisë Lindore.