Në rast se një anëtar i Kishës hyn në vështirësi dhe i shterojnë mjetet vetjake, ai ose ajo i drejtohet Peshkopit (udhëheqës lagjeje). Ai e njeh lagjen e tij mirë dhe ndoshta tashmë i njeh edhe rrethanat e familjes së prekur. Kjo gjë e vë atë në një pozicion ku të vlerësojë nevojat dhe burimet ekzistuese dhe të ndihmojë familjen.
Në vende të botës ku anëtarët e Kishës përqendrohen në numër të konsiderueshëm, Kisha shfrytëzon “Depot e Peshkopit” - ngjajnë si supermarkete, por pa një banak pagese. Këto depo u ngritën pak pas themelimit të Kishës më 1830. Aty personi nevojtar, me leje nga Peshkopi, mund të marrë artikuj të nevojshëm për të plotësuar përkohësisht nevojat e tij pa paguar.
Në vende të tjera Peshkopi ka në dispozicion mjete të tjera për të dhënë ndihmën që nevojitet. Për shembull, duke blerë ushqim në një supermarket. Peshkopi udhëzohet të mos japë para në dorë. Në përgjithësi, kujtdo që ndihmohet i jepet për të bërë një punë e cila i përshtatet aftësisë së vet.
Kjo pjesë e programit të mirëqenies, sikurse të gjitha të tjerat, financohet nga kontribute vullnetare të anëtarëve të Kishës, të cilët agjërojnë një ditë në muaj dhe vlerën e vakteve ushqimore që do të kishin ngrënë e kontribuojnë për të varfrit dhe nevojtarët.