SHËRBIMET HUMANITARE

Njerëz nevojtarë gjenden në çdo shoqëri. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndihmon atëherë kur as personi, as familja e tij nuk munden të plotësojnë nevojat e tyre minimale. Kjo është në përputhje me mësimet e ungjillit të Jezu Krishtit se ne duhet të mbajmë barrët e njëri-tjetrit (Galatasve 6:2). Programet e Kishës për mirëqenien dhe ndihmën humanitare janë të njohura dhe të respektuara ndërkombëtarisht. Struktura e tyre është e tillë që i ndihmon njerëzit të vetëkujdesen. Parimet e punës dhe të mbështetjes tek vetvetja janë në ballë të këtyre programeve.

Kisha ndihmon anëtarët e saj nevojtarë, por gjithashtu u jep ndihmë humanitare njerëzve të tjerë gjithkund në botë, pavarësisht besimit, ngjyrës apo kombësisë. Për shembull, mbas Luftës së Dytë Botërore, njerëzit nevojtarë në Evropë morën ushqim, veshje dhe artikuj të tjerë nga anëtarët e Evropës dhe të mbarë botës.

Ndihma humanitare është shtrirë deri tani në 147 vende dhe arrin në dhjetëra milion dollarë çdo vit.

Brenda programit të Kishës për ndihmën humanitare, organizatat e saj të ndihmës “HLT Aktion Nothilfe” në Gjermani dhe “LDS Charities” (Bamirësitë e SHDM) në mbarë botën, shpeshherë punojnë së bashku me organizata të njohura të ndihmës, si Kryqi i Kuq.

 

Më shumë mbi temën "Shërbimet Humanitare"