Cili është emri i Kishës suaj?
Cilat janë besimet tuaja themelore?
Si është shërbesa në një ditë të dielë?
A lejohen visitorë në mbledhjet e Kishës të djelave?
Për çfarë flasin misionarët dhe si financohet misioni i tyre?
Për çfarë bën fjalë gjithë ligji i shëndetit dhe i dietës në Kishën tuaj?
Si të mësoj më shumë mbi Kishën?
Më 1830 Profetit Jozef Smith iu tregua në një zbulesë se Kisha duhet të quhej “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” (Doktrina e Besëlidhje 115:4). Gordon B. Hinkli, ish-Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, nënvizoi emrin e saktë të Kishës, kur ai tha:
“Ne besojmë tek Jezu Krishti si Biri i Perëndisë. Emri zyrtar i Kishës është ‘Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme’. Jezu Krishti është në qendër të adhurimit tonë.
Kisha mban emrin e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë, Shëlbuesit të Botës. Kjo Kishë quhet zyrtarisht sipas emrit të Tij.
Për sa i përket shprehjes ‘Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme’, mund të themi që anëtarët e Kishës së krishterë të fillimit quheshin shenjtorë. Ata qenë shenjtorët e ditëve të mëparshme. Ne jemi shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Kjo është gjithçka mbi këtë.
Njerëzit shpesh na quajnë ‘mormonë’. Kjo është një nofkë që njerëzit na e vunë për arsye se ne besojmë që Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë, libër që ecën dorë për dore me Biblën dhe është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit ."
Ndoshta e keni pyetjen se çfarë besojnë faktikisht anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Disa nga mësimet thelbësore të Kishës janë:
Më e mira do të ishte që përgjigjet e pyetjeve tuaja të merren nga një shok ose një i njohur që është anëtar i Kishës. Ne gjithashtu mund t’ju vëmë në kontakt me një anëtar në afërsi me ju, i cili do të ishte i lumtur t’ju fliste. Po ashtu ju mund të vini tek një prej shërbesave tona.
Shërbesa më e rëndësishme për familjet është Mbledhja e Sakramentit. Ajo zhvillohet në godinat tona të mbledhjeve në ditët e diela dhe zgjat rreth 70 minuta. Vizitorët janë të mirëpritur përzemërsisht. Zakonisht familja merr pjesë si e tërë. Për ne është plotësisht e rregullt që të marrin pjesë fëmijët.
Himne: E gjithë bashkësia këndon himne (librat e himneve vihen në dispozicion).
Lutje: Anëtarë vendas të Kishës thonë lutje.
Shpërndarja e Sakramentit (mesha): Sakramenti u shpërndahet anëtarëve të bashkësisë.
Folës: Zakonisht caktohen dy ose tre folës në një mbledhje. (Nuk mblidhen pará gjatë shërbesave tona.)
Vizitorët janë të mirëpritur përzemërsisht në mbledhjet e tjera, të cilat zhvillohen përpara ose pas Mbledhjes së Sakramentit.
Radha e zhvillimit të mbledhjeve të Sakramentit dhe të të tjerave vendoset nga udhëheqësit vendorë. Tek
Përcaktues Vendndodhjeje mund të shihni orarin e grupmbledhjeve treorëshe dhe kohën e fillimit të shërbesës së Sakramentit.
Njësitë vendore të Kishës i quajmë Lagje ose Degë. Personi i cili udhëheq bashkësinë kishatre mban titullin Peshkop ose President i Degës. Ai është një anëtar i bashkësisë i cili e ushtron këtë detyrë bazuar në vullnetarizëm. Përderisa nuk ka klerikë me pagesë, por secili është nga mesi i popullit, çdo pozitë në Kishë bazohet në vullnetarizëm.
Pjesëmarrësit zakonisht vishen me veshjet e së dielës, d.m.th., për burrat kostum (ose xhaketa dhe pantallona) me kravatë dhe për gratë fustan ose fund e bluzë. Fëmijët vishen gjithashtu me veshjen e së dielës.
Çdo vizitor është përzemërsisht i mirëpritur.
Misionarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme shpallin në mënyrë aktive doktrinën e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit. Mbi 60.000 misionarë-vullnetarë anembanë botës kanë dëshirë ta ndajnë me njerëz të tjerë gëzimin e tyre në ungjill. Shumica e misionarëve janë të rinj e të reja ende të pamartuara që shërbejnë gjithë ditës për 18 deri 24 muaj, me shpenzimet e tyre. Ata sjellin një mesazh për Jezu Krishtin dhe shlyerjen që ka bërë Ai për të gjithë njerëzimin. Ata flasin për planin e madh të shpëtimit, me të cilin Ati ynë Qiellor i ka bërë gjithkujt të mundur të rikthehet tek Ai.
Fjala e Urtësisë.
Trupi ynë është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Që ne të mbajmë trupin dhe mendjen tonë të shëndetshme e të forta, Jozef Smithi mori nga Perëndia një urdhërim shëndetësor, më 1833. Ky urdhërim njihet si Fjala e Urtësisë.
Në të Perëndia jo vetëm që vë theks mbi parime të rëndësishme të shëndetit fizik dhe mendor, por gjithashtu shprehet kundër përdorimit të këtyre substancave:
Perëndia u premton bekime të mëdha fizike dhe shpirtërore atyre që zbatojnë Fjalën e Urtësisë. Në ditët e sotme edhe shkenca mbështet disa prej këtyre parimeve, të cilat Perëndia ia dha Jozef Smithit pothuajse dyqind vjet më parë.
Ati juaj Qiellor dëshiron që ju të jeni të lumtur. Mëkati dhe padrejtësia i brengos njerëzit, ngaqë “ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi” (Libri i Mormonit, Alma 41:10).
Përmes sakrificës shlyese të Jezu Krishtit, Ati juaj Qiellor ka përgatitur një mënyrë që ju të pendoheni dhe të merrni falje për ato që keni bërë gabim.
Që ju të pendoheni, duhet:
Falë sakrificës shlyese të Krishtit, pendimi i sinqertë çon drejt faljes dhe një paqeje më të madhe në këtë jetë. Pendimi do t’ju përgatisë që të jeni së bashku me Atin tuaj Qiellor në jetën që vjen.
Jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë në një nga shërbesat tona. Shërbesat zhvillohen çdo të dielë dhe vizitorët janë përherë të mirëpritur. Kur të hyni në godinë, ju lutemi të prezantoheni me një nga anëtarët e bashkësisë kishtare. Ai apo ajo do t’ju ndihmojnë që të ndiheni lirshëm dhe do t’ju njohin me anëtarë të tjerë. Para se të vini në një mbledhje, ndoshta do të dëshironit që të dini më me saktësi se ç’do të zhvillohet në shërbesën që do të ndiqni.